4.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Bota e Kosovës

Debutimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2018 ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore. Së fundmi, britanikja Daily Mail i dedikoi një reportazh përfaqësueses më të re në Europë.

“Kanë kaluar 25 vjet prej kohës kur futbollistët kosovarë u rebeluan ndaj sunduesve jugosllavë dhe më në fund, vendi i vogël i Ballkanit po del nga shkretëtira sportive për të debutuar në kualifikueset e tyre të para të Kupës së Botës”, shkruante gazeta prestigjoze.

Në reportazh theksohej se përgatitjet e Kosovës për ndeshjen e parë në Finlandë u karakterizuan nga paqartësia nëse 10 nga 25 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bunjaki mund të luanin, sepse kanë qenë në pritje të aprovimit të FIFA-s.

Artikulli shoqërohej edhe me fotografi të vështirësive sportive, gjatë periudhës kur futbolli kosovar ishte i izoluar. Terrene sportive të papërshtatshme, me lojtarët që në mungesë të dusheve, pavarësisht motit të ftohtë provonin të hiqnin baltën nga trupi duke u larë në pellg me ujë, apo edhe në lum.

Daily Mail kujtonte se pavarësisht popullsisë nën 2 milionë banorë, Kosova ka një listë të gjatë me futbollistë të talentuar, nga Shaqiri, te vëllezërit Xhaka dhe dhjetëra të tjerë. Ata janë bijtë e familjeve të 900 mijë kosovarëve të shpërngulur nga lufta, në vende të ndryshme europiane.

Pas anëtarësimit në Maj të këtij viti te UEFA dhe FIFA, me debutimin në Botërorin 2018 në Turku të Finlandës, Kosova do të regjistrojë një tjetër fitore të madhe. Pavarësisht rezultateve në fushë, shteti më i ri në kontinent po ndërton futbollin e së ardhmes.

Më Shumë

Ismet Peja dhe Porta e Sazanit

Refki Reshitaj Në vitet 1978–1980, Shoqëria Kulturo-Artistike “Jehona” e Suharekës, ku unë isha udhëheqës artistik, u radhit ndër ansamblet më të mira në Kosovë. Krahas...

Përfundon afati kalimtar te meshkujt

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt për basketbollistët vendorë. Sigal Prishtina ka rikthyer Jon Ismajlin...

Lajmet e Fundit