Zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse do koalicioni qeverisës

Zgjedhjet e parakohshme nuk do ta zgjidhin krizën në Kosovë. Kështu ka vlerësuar në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe zëvendësministër në Ministrinë për Kthime dhe Komunitete.

Zeka është shprehur se zgjedhjet e parakohshme nuk mund t’u japin fund problemeve.

“Zgjedhjet e parakohshme, që s’mund të prodhojnë ndonjë risi qeverisëse, nuk mendoj se i japin zgjidhje problemeve”, ka vlerësuar ai.

Zeka ka thënë se situata në vend është e tensionuar në mënyrë artificiale si rezultat i aktivitetit destruktiv të partive opozitare lidhur me marrëveshjet për demarkacionin dhe atë për krijimin e asociacionit të komunave serbe. Sipas tij, duke i përdorur këto dy marrëveshje, opozita është duke ngritur kauza të rrejshme dhe është duke e përdorur demagogjinë e “interesit të shtetit”, direkt kundër shtetit. Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisë PDK – LDK.

Zeka është shprehur se PDK-ja e ka kryer detyrën e saj përballë situatave të krijuara gjatë këtij mandati qeverisës. Por, sipas tij, duke mos qenë drejtuese e koalicionit, ajo sigurisht se ka pasur kufizime në implementimin e premtimeve. Zeka ka folur edhe për qeverisjen e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK) në Gjilan. Ai ka thënë se qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen komunale dhe se kjo qeverisje e ka katandisur Gjilanin.

Zeka ka theksuar se PDK-ja pret zgjedhje të parakohshme në Gjilan, ku synon ta rikthejë pushtetin. Zeka, i cili është zëvendësministër në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë punë që komuniteteve t’u krijohen kushte sa më të mira për jetesë. /Epoka e re/

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit