Këndellet Liria – vjen fitorja e parë si vendas

Liria si duket është këndellur pas startit të dobët të kampionatit. Ekipi prizrenas ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë dhe të parën si vendas këtë stinor, para publikut të vetë.

Golat e Lirisë kanë ardhur shpejt dhe atë në fillim të pjesëve përkatëse.

Së pari ka qenë Liridon Fetahaj që ka asistuar për Meriton Korenicën në minutën e parë të ndeshjes për 1-0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Blendi Memaj e Alban Shillova (ish-lojtar i Dritës) kanë shënuar për Lirinë, për të bërë 3-0 rezultatin.

Zëvendësuesi Blagojke Glavevski ka shënuar golin e nderit për Dritën në këtë ndeshje.

Drita në anën tjetër, ka rreshtuar disfatën e tretë me radhë pas startit me fitore.

Në xhiron e radhës Liria pret Llapin në Prizren, ndërsa Drita pret Hajvalinë në Gjilan.

Liria tash ka 6 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Drita 3 pikë nga 4 ndeshjet e para të stinorit.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit