1.7 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

“Chromium”, filmi i Shqipërisë për Oscars

Shqipëria ka dërguar filmin e Bujar Alimanit “Chromium” për Oscars në kategorinë e filmit të huaj, njofton Klan Kosova.

Hollywood Reporter shkruan se ngjarja e filmit është shumë e ndjeshme ku një 15 vjeçar kërkon pavarësinë e tij dhe mundohet të pavarësohet nga nëna që është shurdhmemece dhe një tip i vetmuar.

Kjo është hera e dytë e këtij regjisori që dërgon film në Oscars.

Në vitin 2011, Alimani kishte marrë pjesë me “Amnesty”, një tregim për vizitat e bashkëshorteve në burgje, megjithatë ky film kishte dështuar të futej në listën finale.

Në “Chromium”, Fredjon Ruci e luan Adin, një djalë të qetë që jeton në një shtëpi të vogël në skaj të qytetit me vëllanë e tij më të vogël dhe nënën shurdhë-memece.

Me shpresën për të fituar pak privatësi dhe para, tinejxheri shkon në punë ilegalisht në një minierë kromi, duke mos kuptuar se vendimi i tij do të ketë pasoja për tërë familjen.

Filmi, që premierin botërore e pati në Karlovy Vary’s është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës.

Producentë janë “90 Production Gegnia Film” dhe Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elshani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis.

Shqipëria ka dërguar filma për këtë kategori në Oscars nëntë herë qysh nga viti 1996, por asnjëherë nuk ia ka dal të futet në listën finale. /klankosova.tv

Më Shumë

Kandidatit për deputet të PDK-së i hiqen më shumë se 3 mijë vota vetëm në Komunën e Prizrenit

Vota për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit është devijuar ndjeshëm në numërimin e parë, sipas të...

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën  jetoi me bashkëshortin dhe...

Lajmet e Fundit