Vendimet e reja të Qeverisë së Ramadan Mujës

Të martën është mbajtur mbledhja e radhës së Kolegjiumit të Drejtorëve në Prizren, në të cilën janë miratuar një numër i konkluzioneve.

Pas mbledhjes së qeverisë lokale , zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, ndër konkluzionet e miratuara nga ky takim që është drejtuar nga kryetari Muja, ka veçuar lejimin e shpalljes së tenderit sipas propozimit të drejtorisë së Shërbimeve Publike, për elektrifikimin e Kompleksit “ Europa” dhe të objektit të ri të shkollës së mjekësisë i cili më në fund pritet të vihet në funksion gjatë muajit shtator.

Zyrtari Berisha më tej njoftoi se, në të këtë takim është miratuar edhe propozimi i DKRS-së që me komuna në shumë prej 2500 eurove të mbështes politikat rinore konkretisht aktivitetin “ Java e Rinisë 2016” ,që kanë për qëllim fuqizimin e rolit të të rinjëve, theksoi ai. Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit komunal është marrë vendim që të mbështetet manifestimi kulturor “Takimet e Gjeçovit 2016” në shumë prej 2000 eurove, ndërsa me 2500 euro të përkrahen aktivitetet për shënimin e “Ditës së Boshnjakeve” me 2500 euro. Ndërkaq, persona me aftësi të kufizuara do të punojnë përkohësisht në drejtori të ndryshme komunale gjatë muajit tetor, i cili njihet si muaj i personave me nevoja të veçanta./TV Prizreni/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit