30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Zvogëlimi i Qeverisë, i pashmangshëm

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me partnerët e koalicionit (PDK), pritet të bëjë riformatim të Qeverisë, me ç’rast do ta zvogëlojë edhe numrin e ministrive.
Ndonëse nuk kanë saktësuar se kur pritet të nisë një gjë e tillë, përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë se riformatimi patjetër do të ndodhë, madje një nxitëse në këtë drejtim do të jetë edhe posti vakant i ministrit të Integrimit.

Ndonëse njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë rekomanduar që Ministria e Integrimit Evropian të shkrihej në një dikaster të Ministrisë së Jashtme, kjo Ministri do të vazhdojë të funksionojë si e pavarur edhe më tutje.

PDK-ja e LDK-ja, të gatshme për riformatim

Për riformatimin e Qeverisë dhe strukturimin e saj janë pajtuar të dy partitë e mëdha të koalicionit, PDK-ja dhe LDK-ja.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë për “Zërin” se Qeveria do ta realizojë riformatimin, mirëpo nuk ka dhënë hollësi rreth Ministrisë së Integrimit Evropian, sado që ajo është pa ministër qe disa ditë. “Riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet detyrimisht brenda një kohe të caktuar, por është pajtim i partnerëve të koalicionit se do të bëhet gjithsesi. Kjo edhe do të ndodhë”, ka deklaruar ai, duke mos saktësuar se kur pritet të ndërmerret një vendim i tillë. /Zeri/

Më Shumë

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Arrestohet në Prizren 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet...

Lajmet e Fundit