17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Dokumentim nga Rolling Stones

Pas grupit Beatles, i takoi atyre të Rolling Stones të ofrojnë një shikim prapa kuintave të koncerteve të tyre me dokumentarin e realizuar për turneun e fundit të grupit legjendar në Amerikën Latine.

Ishte hera e parë ëe dhjetë vjet që veteranët e rokut zbrisnin në këtë rajon. Angazhimi i tyre me adhuruesit e apasionuar u dokumentua hap pas hapi në një seri vendesh ku muzika e këtij grupi dikur ka qenë e ndaluar.

“Është e çuditshme, por mbase ekziston ndonjë lloj tërheqjeje. Ndoshta kështu ndodh kur kërkon të shtypësh diçka, dëshira bëhet akoma më e fortë”, deklaroi Keith Richards.

Xhirimet e “The Rolling Stones Ole Ole Ole!: Një udhëtim përmes Amerikës Latine”, janë realizuar në periudhën shkurt-mars. Filmi me regji të Paul Dugdale ndërthur pamje të koncerteve në Peru, Kolumbi, Brazil e gjetkë me intervistat e realizuara me pjesëtarët e grupit, fansat dhe menaxherët që po planifikonin ndërkohë edhe koncertin falas në Kubë.

“Ishte një nga ato raste kur shkruhet historia, e dini, një mënyrë për t’u hapur ndaj njerëzve. Ishte gjë shumë e mirë për ne, padyshim, por më shumë rëndësi pati për ata”, tha Ronnie Wood.

Në një moment, grupi u detyrua të ndryshonte datën e koncertit në Havana kur presidenti amerikan Obama njoftoi vizitën e tij treditore në vendin komunist pas dekadash të tëra armiqësie mes dy kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë.

Rolling Stones u krijua në Londër në vitin 1962, tre vjet pasi rebelët mjekroshë të Fidel Kastros rrëzuan qeverinë e atëhershme pro-amerikane të Kubës.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit