Kosovës i bashkohen edhe dy yje

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të pasurohet dita-ditës. Pas Sinan Bytyqit e Atdhe Nuhiut, skuadra më e re evropiane, shumë shpejt do të mundë të llogarisë edhe në dy yje të së ardhmes.

Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonajn dhe Ylli Sallahin. Mbrojtësi i djathtë, me vlerë 3 milionë euro, i cili aktualisht luan në skuadrën gjermane, Ingolstadt, e pati një karrierë të suksesshme në futbollin zviceran, ndërsa deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës.

Megjithatë, përzgjedhësi Albert Bunjaki thotë se ka kontaktuar së fundmi me lojtarin, i cili është i gatshëm të luajë për Kosovën.

“Kemi biseduar me Florentin dhe ai e ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Gjasat janë të vijë të luajë kundër Turqisë, por ndoshta edhe ndaj Islandës. Është një lojtar që na nevojitet, është e ardhmja e futbollit, një lojtar shumë interesant”, ka thënë Bunjaki të martën për “Zërin”.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar se edhe ish-futbollisti i Bayern Munichut, tash pjesë e Karlsruher, do të jetë pjesë e Kosovës.

“Edhe me Yllin kemi biseduar dhe edhe ai do të na bashkohet”, ka shtuar Bunjaki. Sallahi ishte pjesë e Përfaqësueseve të reja të Austrisë, por ka vendosur t’i bashkohet vendit të prindërve të tij.

Gjithashtu, Bunjaki ndihet i lumtur që tash e tutje do të mund të llogarisë në sulmuesin Atdhe Nuhiu, me të cilin thotë se ka pasur kontakt tash e disa vite. Ai e konsideron lojtarin mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij, pasi synon të ketë konkurrencë të fortë në çdo pozitë.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit