3.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Në Has zhduket tradita e fejesave në djep

Ligj i ashpër i marrëdhënieve familjare është liberalizuar mjaft.

“Zeja e bukëpjekësve, përveçse ishte e vështirë pa dyshim se te mentaliteti i kohës kishte sjellë edhe pengesa të caktuara që meshkujt e Hasit të martoheshin si të tjerët. Mbase prindërit e vajzave nuk dëshironin që vajzat e tyre t’i martonin për kurbetçinj. Prandaj, këtu edhe lindën fillet e para të shitblerjes së vajzave, bile që në djep. Tani kjo traditë e mbrapshtë kombëtare është zhdukur falë faktit se zeja e furrtarëve sjell përfitime të shumta dhe tani është e kundërta”, shprehet Nuri Përvizaj, mësues në pension.

Martesa me shkues ishte dikur traditë që ruhej në vazhdimësi, sidomos në Has. Kjo traditë tashmë ka perënduar, me përjashtim të ndërhyrjeve më tepër formale, nga ndonjë i afërm ose shok, në rolin e mësitit, pasi që çifti i ri të ketë vendosur për jetë bashkëshortore. Nga mënyra e organizimit kanë ngelur si forma më tepër simbolike sesa reale. Përgjegjës të dasmave ishin bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit, shpërndarja e drithërave dhe sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çikës dhe ardhjes ë saj – hyrjes në oborr të dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë etj. Njëra ndër trevat me më shumë karakteristika në Kosovë, e ndoshta edhe në gjithë trevat shqiptare, është pikërisht rajoni i Hasit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shkuesit duhet të ishin njohës të mirë të zakonit të odës

Ritin e dikurshëm e shpjegon Nuri Përvizaj, mësues në pension dhe poet. “Shkuesit” janë një ose dy veta, të cilët i cakton familja e djalit. Ata shkonin në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojnë vajzën. “Shkuesit” duhet të ishin të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të odës dhe traditës hasjane. Ata zakonisht lavdërojnë djalin dhe shtëpinë e djalit. Babai i vajzës ka për detyrë t’ u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai”, shpjegon ai. Sipas tij, dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burrë të cilin ia caktonin prindërit. “Sot ky ligj mjaft i ashpër i marrëdhënieve familjare është liberalizuar mjaft. Tani vajza të shumtën e rasteve vendos vetë për fatin e saj të ardhshëm. Pasi shkuesit marrin përgjigje pozitive, atëherë babai i vajzës bashkë me “shkuesit” dhe miqtë e rinj caktojnë ditën e fejesës. Pasorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pasorë zakonisht shkon edhe një shkues. Të shumtën e rasteve pasorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhshëm”, tregon ai.

Martesat e tilla ngecën shkollimin e femrës hasjane

Përvizaj shprehet se fejesa bëhej me marhamë. “Si shenjë jepej unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë. Kur merret unaza konsiderohet se vajza është fejuar”, tregon ai. Nexhat Çoçaj, studiues i traditave hasjane, shprehet se deri vonë në këtë anë fejesat e më vonë martesat bëheshin me anë të shkuesisë. “Kjo ishte njëra ndër ato tradita të vështira që Hasin e pat vu në spikamë edhe të ngecjes së shkollimit të femrës hasjane”.

Çoçaj shprehet se hasjanët mundohen ta ruajnë identitetin e tyre krahinor, duke i fejuar vajzat e tyre qysh në djep. Sipas Nuri Përvizajt, kjo traditë edhe sot në raste të rralla bëhet kur një familje me një familje duan ta ruajnë miqësinë e vjetër, por raste tashmë janë reduktuar shumë dhe ato kanë ardhur gati në zhdukje. Sipas tij, hasjanët ishin bukëpjekës të vyeshëm.

“Kjo zeje pos që ishte e vështirë pa dyshim se te mentaliteti i kohës kishte sjellë edhe pengesa të caktuara që meshkujt e Hasit të martoheshin si të tjerët. Mbase prindërit e vajzave nuk dëshironin që vajzat e tyre t’i martonin për kurbetçinj. Prandaj, këtu edhe lindën fillet e para të shitblerjes së vajzave bile që në djep. Tani kjo traditë e mbrapshtë kombëtare është zhdukur falë faktit se zeja e furrtarëve sjell përfitime të shumta dhe tani është e kundërta. Shumë njerëz që dikur nuk kanë dashur të miqësohen me Hasin tani me kënaqësi miqësohen, sepse ata atje ku jetojnë vetë i marrin familjet e tyre dhe bëjnë jetë të mirë”, shprehet ai.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për OJQ-të për ndërtimin e qendrës komunitare me kuzhinë popullore

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale...

Totaj: Me PDK-në në pushtet, do të arrijmë progresin që e dëshmuam në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e fshatit Velezhë të Prizrenit, ku Kryetari i degës së PDK-së...

Lajmet e Fundit