12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

PD në Therandë injoron Aganin si kryetar partie

Pas degës së Obiliqit, edhe ajo e Therandës ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Ferid Aganit nga udhëheqja e Partisë së Drejtësisë.

“Bazuar në rrethanat e krijuar muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me z. Agani, Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë nxori këtë vendim: Kërkon dorëheqjen e parevokueshme të zotëri Aganit nga i pari i PD-së”, thuhet në deklaratën për media.

“Gjithashtu kryesia e PD-së Therandë njofton se kryetari i degës sonë, njëherësh dhe koordinator politik i nivelit qendrore të PD-së zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës sonë dhe në mbledhjen e kryesisë së rregulltë mbajtur më 27.08.2016, ku prezent kemi pasur edhe mysafir delegacion nga qendra me në krye Sekretarin e Përgjithshëm zotëri Fidan Mustafën, i kemi dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor”, thuhet në njoftim.

“Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtar në tërë Republikën e Kosovës. E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e Deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues,që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së. Me këtë u dëshmua edhe njëherë se PD është parti e vlerave e jo e diktateve nga kushdo qofshin ato. E urojmë si kryesi e PD -së në Therandë përcaktimin e mbajtjes së datës së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga KD dhe kryetarët e degëve të datës 03 Shtator 2016”.

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit