29.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Migrimi i popullatës la bujqësinë në dorën e pleqve në Medvec të Prizrenit

Medveci i Prizrenit ka ndryshuar shumë. Dikur jo larg atje kishte kultivues të njohur të rasteve të specave, domateve dhe perimeve të tjera. Mirëpo, mosha e re pak po merret me këtë veprimtari. Kryetari i këtij fshati, Qemajl Krasniqi, flet me admirim për një kohë, kur ishte e vështirë mbijetesa dhe kur nga bujqësia jetohej e përfitohej mjaft. Banorët e këtushëm njiheshin për kultivimin e hershëm të rasateve, pastaj herët nxirrnin pjepra e shalqinj, të cilët i kultivonin më sera improvizuese. Tani më vetëm 20 për qind e popullsisë merret më këtë veprimtari, ndërsa dikur angazhohen rreth 80 për qind e banorëve që fitonin bukën nga bujqësia.

Krasniqi tregon se kanë mbetur vetëm dy lagje që kultivojnë perimtarinë. si lagjet ‘Elshani’ dhe ‘Krasniqi’. Fshati Medvec shtrihet në veriperëndim të Prizrenit, gjegjësisht në kilometrin e 14-t të rrugës PrizrenPiranë-Mamushë. Ky lokalitet ka rreth 200 shtëpi dhe 1800 banorë. “Ky vendbanim daton qysh herët dhe kryesisht në të kaluarën është njohur si lokalitet i rritjes dhe kultivimit të bletarisë, mese 90 për qind e fshatit ishin bletarë dhe vetë emërtimi i këtij lokaliteti ka marrë këtë emër “med”- mjaltë. Fshati Medvec, përveçqë njihet si prodhues i dikurshëm i mjaltit, njihet edhe si lokalitet me rritjen dhe prodhimin e kulturave bujqësore, sepse ka një tokë shumë pjellore”, shprehet Krasniqi, shkruan gazeta Kosova Sot.

1/4 e popullsisë të këtij lokaliteti është larguar

Sipas Krasniqit, në të kaluarën, si në shumë lokalitete tjera, ashtu edhe në këtë lokalitet, ka pasur dëme nga luftërat dhe regjimet e ndryshme. “Duhet theksuar se me dhjetëra burra nga ky lokalitet kanë mbetur të vrarë në Bar-Tivar. Pastaj gjatë kohës së dorëzimit të pushkëve të viteve 50-ta janë rrahur barbarisht shumë burra të këtij lokaliteti. Gjatë viteve 80-ta një numër i konsiderueshëm i të rinjve morën pjesë në demonstrata ishin studentë të asaj kohe. Gjithashtu nga ky vendbanim, ka qenë aktiv një grup, i cili për çdo ditë është marrë me shkrimin e parullave në shumë lokalitete. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe politike, nga ky lokalitet u larguan një numër i madh i popullsisë. Që nga ajo kohë e deri tani, më se 1/4 e popullsisë të këtij lokaliteti punon dhe jeton në botën e jashtme, kryesisht në Zvicër, pastaj Gjermani, Itali, Austri, Slloveni, Angli, SHBA, Kanada”, është shprehur ai.

“Agrarët” më të shquar, nxënësit e këtij fshati

Pas luftës, si gjithkund tjetër, edhe në këtë lokalitet nisi një jetë e re. Me fillimin e investimeve komunale ky fshat në fillim përfitoi projektin e ndërtimit të disa shtëpive, riparimin e objektit të shkollës fillore, pastaj ndërtimin e projektit të kanalizimit, ujësjellësit, me vetëkontribut ndërtoi xhaminë e fshatit, më vonë filluan edhe shumë projekte tjera si: ndërtimi i shkollës se re, ndërtimi i urës dhe murit mbrojtës të lumit. “Ndërtimi i sheshit në qendër të fshatit, ndërtimi i lapidarit për ish-ushtarin e UÇK-së, Mirshit Krasniqi, ndërtimi i rrugëve të fshatit me elemente betoni, ndërtimi i Ambulancës. Ndërtimet e Qendrës rekreative sportive, e vetme e këtij lloji në rajon, janë projekte të pasluftës”, shprehet Krasniqi. E disa projekte të tjera me përmasa të vogla janë bërë falë angazhimit në punë të banorëve përmes tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes veti si lokalitet dhe me institucionet shtetërore.”Dukuri e veçantë e këtij lokaliteti është se kur është në pyetje interesi i këtij lokaliteti pak rëndësi kanë partitë politike”, tregon Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”. Njëri ndër banorët e këtij fshati, Feim Kastrati, shpjegon se fshati ka ecur sa u përket ndërtimeve të reja, këtu tani mbi 80 për qind kanë ndërtuar shtëpi të reja.”Por, bujqësia është mjaft përfituese, por koha ka dërguar shumë djem të këtij fshati në kurbet, ku tani më numri i tyre është mbi 200 kurbetçinj. Edhe ata që merren me bujqësi, nuk kanë ngelur mbrapa materialisht, sepse toka këtu është e pëlleshme. Por, vreshtat e këtushëm dikur ishin të njohur, por tani ka ndërruar ky raport”, pohon Kastrati. Drejtori i shkollës së mesme të ulët në këtë fshat, “Brigada 125”, Hamëz Krasniqi, pohon se “agrarët” më të dalluar të fshatit kanë mbetur nxënësit e këtij fshati. Shkolla ka 280 nxënës të cilët kryesisht kanë mbetur “bujq të arave”, ngase të tjerët janë pakësuar dhe kanë marrë rrugën e kurbetit, pohon edhe drejtori Krasniqi.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Nxënësit nga Novobërda vizitojnë asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Nxënësit e SHFMU “Asdreni” nga Komuna e Novobërdës kanë marrë pjesë në vizitën me karakter edukativ të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe...

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga burgu Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është...

Lajmet e Fundit