11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Ankohet për kurdisje të kritereve të konkursit nga Komuna (Video)

Albulena Sopa nga Suhareka pretendon se ka qenë më e kualifikuara ndër kandidatët që aplikuan për një vend pune të shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë.

Por dikush tjetër është pranuar në konkursin e shpallur në muajin gusht.

Albulena thotë se është e vetmja në komunë që do t’i plotësonte kërkesat e një konkursi normal meqë ka kryer drejtimin përkatës për punë sociale në kuadër të fakultetit të pedagogjisë, ndërsa në kritere të konkursit është kërkuar fakulteti juridik.

“Kërkesa ka qenë për drejtimin për punë sociale, juridik, sociolog. Përparësi do të ketë puna sociale, mirëpo kur ka ardhur puna për mu hap konkursi, konkursi është hapë vetëm me drejtimin juridik dhe më është bërë e padrejtë që mos me mujt me apliku me këtë drejtim”, thotë Sopa për KALLXO.com.

Por drejtori i shëndetësisë në komunën e Suharekës, Frashër Behluli, i mohoi akuzat e Albulena Sopës, pasi sipas tij, kërkesa nuk ka qenë vetëm për punë sociale, por edhe për çështje tjera, prandaj, sipas tij, është vendosur kriteri i Fakultetit Juridik.

“Qendra për punë sociale nuk e ka bë kërkesën vetëm për punë sociale, por për katër drejtime të cilat kanë të drejtë të ofrojnë shërbime sociale sipas ligjit dhe përderisa kanë të drejtë të ofrojnë shërbime sociale sipas ligjit edhe kategoritë tjera. Ne nuk mundemi ta hapim vende të punës sipas kërkesave të personave të diplomuar, por sipas nevojave që ka institucioni”, tha drejtori i shëndetësisë Behluli.

Megjithatë Sopa nuk po bindet që një jurist mund ta ketë vendin në shërbime sociale

“Është shumë e padrejtë, se përderisa këtu është një jurist nuk ka nevojë mu ba gjykatë, se këtu juristi e ka vendin ku është”, tha ajo.

KALLXO.com kontaktoi edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për ta pyetur nëse është e udhës që të kërkohet jurist për të ofruar shërbime sociale.

Musa Demiri nga kjo ministri tha se sipas ligjit, edhe juristi ka të drejtë t’i ofrojë këto shërbime.

“Sipas Ligjit mbi shërbimet sociale dhe familjare, shërbime sociale dhe familjare mund të ofrojnë punëtorët socialë, psikologët, pedagogët, sociologët dhe juristët”, tha Demiri.

Më Shumë

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Lajmet e Fundit