Aktakuzë ndaj Hysni Hoxhës…

EULEX-i para disa muajsh ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të KEK-ut Nijazi Thaçi, për një tender milionësh.

Gazeta Blic ka marrë vesh se përveç tij, të akuzuar për këtë tender janë edhe asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani, i cili ishte zyrtarë i prokurimit në KEK, ish- shefi i OSHP-së, Hysni Hoxha, Driton Pruthi, aktualisht zyrtar i prokurimit në KEK dhe Azem Duraku, i cili ka qenë ekspert shqyrtues në OSHP, derisa tani është drejtor i Prokurimit në Administratën Tatimore të Kosovës. Në aktakuzë të përfshirë janë edhe Emin Tmava dhe Hanefi Hajdini.

“Në muajin korrik është ngritur aktakuzë ndaj këtyre zyrtarëve, për dyshimin me dallavere në një tender milionësh. Aktakuza ka të bëjë me një tender për furnizim me pjesë rezerve të makinerisë së rëndë, në vitin 2011”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Gazeta Blic ka provuar që ta konfirmoj ngritjen e aktakuzës, por as nga Prokuroria e Shtetit, e as disa nga zyrtarët e akuzuar nga EULEX-i nuk janë përgjigjur.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi ka theksuar se është në pushim, derisa njëri nga të akuzuarit të kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se është i zënë dhe nuk ka kthyer përgjigje as nëpërmjet mesazheve telefonike./ Gazeta Blic

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit