3 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Prizreni emërton një rrugë me emrin, John Harrison

Një rrugë në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren, do të emërtohet me emrin veteranit të UÇK-së nga Britania e Madhe, John Harrison.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se Kuvendi para një viti ka marrë vendim për këtë emërtim,

“ Propozimi ishte bërë nga bashkëluftëtarët e tij, për kontributin e jashtëzakonshëm që kishte dhënë në çlirimin e Kosovës”, tha Gashi.
Kryesuesi Gashi, tha se miku i çmuar anglez, John Harrison, është befasuar këndshëm me këtë vendim të Kuvendit, dhe se ai është ndjerë tejet i lumtur për këtë çështje.

Ndryshe, John Harrison, tashmë ndodhet në vendin tonë dhe po respektohet me nderime të larta nga krerët e shtetit për kontributin e madh të tij gjatë luftës në Kosovë, duke qenë përkrah luftëtarëve të UÇK-së.

John Harrison, të mërkurën do të marrë pjesë në solemnitetin kushtuar vendosjes së tabelës së emrit të tij të rrugës në Prizren, dhe për disa media qendrore ai ka thënë se ndjehet tejet i emocionuar që do të marrë pjesë në këtë ngjarje që po i dedikohet atij.

Britaniku Harrison, i cili ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe i cili është dekoruar me urdhrin ‘Adem Jashari’, është i diagnostifikuar me kancer dhe ai publikisht ka deklaruar se dëshiron të varroset në Kosovë/TV Prizreni/

Më Shumë

Mbi 800 vota më pak, reagon Selmanaj: Rinumërimi i të gjitha kutive është i domosdoshëm

Driton Selmanaj, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave në zgjedhjet e...

Kryeziu: Kandidatët po distancohen por vështirë të besohet se komisionerët kanë manipuluar nga simpatia apo dashuria

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme...

Lajmet e Fundit