Kapet hajni i televizorit në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të televizorit dhe modemit të wireles-it. Vjedhja kishte ndodhur në shtëpinë e një femre.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshua, i cili ka pranuar se në shtëpinë e viktimës femër kishte dëmtuar derën e hyrjes, nga ku kishte vjedhur një televizor dhe një pajisje për wireless”, njofton Policia e Kosovës.

“Gjatë hetimeve është identifikuar edhe i dyshuari i dytë, i cili i kishte blerë gjësendet e vjedhura që janë sekuestruar”.

“Gjithashtu gjatë kontrollit tek i dyshuari i dytë, është gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi e dyshuar e narkotike e llojit marihuanë”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit