27.1 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Dy objekte të reja shkollore, peng i mosdefinimit të pronës

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, sivjet ka hequr dorë nga planet për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja shkollore në fshatrat Landovicë dhe Mazrrek.

Sipas arsyetimit të zyrtarëve, një gjë e tillë ndodh për shkak të mosdefinimit të pronës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por këshilltarët e Kuvendit të Komunës konsiderojnë se për të dyja objektet pronat janë të definuara dhe se problemi kryesor qëndron te shuma shumë e ulët e mjeteve të planifikuara për këto projekte kapitale.

Mirëpo tashmë Ekzekutivit komunal ka paralajmëruar se mjetet e planifikuara nga granti qeveritar do të shkojnë në suficit, për të dyja projektet.

“Duhet cekur se projektet e shkollave në Landovicë dhe Mazrrek mbesin të pafilluara për shkak të mosdefinimit të pronës dhe vlera prej 150 mijë eurove mund të shkojë në suficit, mjete këto nga granti”, shkruan në pasqyrën e të dalave të buxhetit të arsimit të Prizrenit, për periudhën janar-shtator 2016.

Në të njëjtin paragraf sqarohet se DKA-ja ka pasur probleme objektive dhe subjektive sa i përket zbatimit të projekteve kapitale, “kështu që një pjesë e tyre nuk mund të realizohen këtë vit dhe mbeten për vitet vijuese”.

Më Shumë

Tre fshatra të Prizrenit pa rrymë, arrestohet banori që kundërshtoi vendosjen e shtyllës elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjesë e Nashecit në komunën e Prizrenit po kalojnë ditën e tetë pa energji elektrike. Pavarësisht protestave...

Përurohet Qendra e re Shëndetësore në Studençan

Sot është përuruar Qendra e re Shëndetësore në fshatin Studençan të Suharekës, një investim i rëndësishëm që do të ofrojë kushte më të mira...

Lajmet e Fundit