30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Dhurata Hoxha në Prizren: Jemi transparent në rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se e kanë marrë me shqetësim të thellë rastin, ku të shtunën ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosje, Astrit Dehari që po mbahej në paraburgim.

Në një konferencë që po mbahet në Prizren pikërisht për këtë rast ka thënë se si institucione janë plotësisht transparente, njofton Klan Kosova.

Ministrja Hoxha ka shtuar se ata kanë lejuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i vizitojnë të paraburgosurit.

Ajo ka thënë se janë duke pritur edhe për propozimin e familjes së Deharit që në autopsi të marrin pjesë edhe ekspertët që ata do t’i angazhojnë.

Më tej Hoxha ka thënë se duhet tu lihet organeve kompetente që të merren me rastin.

Më tej ka shtuar se është duke u punuar në raportin zyrtar në lidhje me rastin që do të qartësojë rrethanat e vdekjes së Deharit.

Ky raport do të bëhet publik, ka thënë në fund ministrja Hoxha.

“Që nga dita e djeshme Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante, janë duke u marrë me rastin, ndërsa aktualisht jemi duke pritur vendimin e familjes për anëtarin i cili do t’i bashkëngjitet ekipit i cili do ta kryej autopsinë”, theksoi Ministrja Hoxha në konferencën e mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ajo me tej shtoi se në kuadër të mandatit të saj, shpreh përkushtimin e plotë dhe gatishmërinë për sqarimin e rastit, me transparencë dhe ftoi që të mos bëhen paragjykime lidhur me rastin. Ministrja Hoxha theksoi se raporti do të jetë publik dhe transparent.

“Menjëherë kam urdhëruar hetim të brendshëm të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rrethanat e vdekjes së të paraburgosurit A. D. dhe në pajtim me të gjeturat e raportit dhe kompetencat, do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, tha Hoxha.

Ministrja Dhurata Hoxha theksoi se Ministria e Drejtësisë do të japë informacione zyrtare dhe ato të cilat nuk e pengojnë hetimin dhe shkaktimin e çfarëdo paqartësie lidhur me rastin tragjik.

Më Shumë

Zjarr masiv në Lubizhdë të Prizrenit, kryetari Totaj nga terreni: Situata është nën kontroll

Një zjarr masiv ka përfshirë Lubizhdën e Prizrenit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë mbretëruar ditëve të fundit. Për të parë nga...

Nis operacioni i kërkim-shpëtimit në Kanionin e Mirushës, dyshohet se është lënduar një person

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit ka bërë të ditur se kanë nisur një operacioni shpëtimi në Kanionin e Mirushës. Sipas njoftimit të ShKShMK-së, bazuar në informacionet e...

Lajmet e Fundit