9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Fjalimi prekës i babait të Astritit: Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut

Babai Astritit tanimë të ndjerë, Avni Dehari, në mbledhjen komemorative të mbajtur sot në Fakultetin e Filologjisë, duke u drejtuar nga fotografia e djalit të tij, ka dhënë një fjalim prekës.

“Si babë e bir jemi mbledh në këtë sallë para këtyre njerëzve për dy qëllime. Ti je në fotografi, dhe të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty. Unë jam këtu në emrin tënd, në emër të Xhemilës, Albanës, Artës…, që t’i falënderojë të gjithë këta njerëz, motra e vëllezër që kanë ardhë të më ndihmojnë që të përballojmë dhembjen”, kanë qenë fjalët e para të babait të Astritit.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ata që të bënë të mos jesh më fizikisht në mesin tonë, deshën të ta bëjnë vdekjen të heshtur”.

“Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut, u përhap nëpër gjithë Kosovën, në gjithë viset shqiptare, në gjithë atdheun tonë të përbashkët, Shqipërinë. Dhe i ka bërë të gjithë njerëzi që të ndjejnë pikëllimin e madh për ty”.

“Je i bindur Astrit, se drejtësia, liria e plotë dhe vetëvendosje, ëndërr shekullore e popullit tonë ndër shekuj janë të gjalla, janë të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Prehu i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë në fund Avni Dehari, babai i Astritit.

Vdekja e studentit të Mjekësisë dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit ka tronditur tërë opinionin e gjerë. Ai të shtunën ka vdekur në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Shkruan: Ismet Kryeziu Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të...

Lajmet e Fundit