Në Prizren arrestohet i dyshuari për grabitje

Pas një pune intensive te hetuesve të Stacionit Policor në Prizren me 10.11.2016 rreth orës 10:00 është arritur të identifikohet i dyshuari K. A , i cili dyshohet se ka kryer veprën penale Grabitje me 27.01.2016 në Rrugën “Qazim Berisha” në Prizren (në oborrin e Qendrës Sportive), njofton Zyra për Informim Publik e Policisë në Prizren.

“Hetuesit në lidhje me ketë rast kanë arritur t’i gjejnë dhe sekuestrojnë sendet që i dyshuari i ka përfituar në mënyrë të kundër ligjshme. Sendet që dyshohet se janë vjedhur i janë sekuestruar të dyshuarit dhe i janë kthyer palës se dëmtuar”, njofton Zyra për Informim Publik e Policisë në Prizren.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit i dyshuari mbahet në Qendrën e ndalimit në Stacionin Policor në Prizren për 48 orë.

Rasti në fjalë është nën hetime. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit