Kërkohen dorëheqje për vdekjen e Astritit

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë pjesë sot në protestën e cila është organizuar nga shoqëria civile për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Këtu u kërkua dorëheqja e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha si dhe shkarkimin e personave përgjegjës në burgun e Prizrenit. Besa Luzha tha se ka kërkuar hetim të pavarur dhe marrje të përgjegjësisë nga institucionet e drejtësisë. Ajo tha se ka ngjarë diçka e tmerrshme para nëntë ditësh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.“Institucionet e drejtësisë t’i marrin përgjegjësitë. Ka ngjarë diçka e tmerrshme e kërkush nuk ka marrë përgjegjësi. Këtu është humb një jetë njeriu, s’ka rëndësi se kush e si ka qenë. Nga aty ka dalë një njeri i vdekur. Ai mundet me qenë një prej djemve tanë, prej bijave tonë”, tha ajo.

Luzha tha se është e pafalshme që në Kosovën demokratike të ndodhin vdekje të këtij lloji. “Është e pafalshme që sot në Kosovën demokratike me na ndodh kjo. Është e pafalshme. Sot kemi dalë këtu, me kërku drejtësi, pa marrë parasysh bindjet politike”, vazhdoi ajo. Ajo kërkoi që ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha ta marrë përgjegjësinë ose të japë dorëheqje nëse nuk është e zonja që të jetë e përgjegjshme.

“Ministria e Drejtësisë me marrë përgjegjësi ose le ta liron detyrën nëse nuk është e zonja me e kry”, tha ajo. Në protestë kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të VV-së si dhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari. 26 vjeqari ka vdekur më 5 nëntor në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit./KosovaPress/

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Lajmet e Fundit