Haskuka: Nxënësit dalin të dobët, ky është sistemi ku Ramiz Lladrovci është doktor shkence

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mytaher Haskuka ka komentuar publikimin e rezultateve të PISA ku nxënësit nga Kosova kanë dalë gati në fund nga 70 vende në lexim, matematikë dhe lexim, transmeton Klan Kosova.

“Nxënësit kosovar bindshëm në fund të listës në lexim, në aftësitë matematikore dhe në shkencë. Sipas studimit prestigjioz PISA nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane pak më poshtë se Kosova”.

“Bile tash e tutje mos u tallni e paragjykoni Arabinë ngase nxënësit arabë shumë më të mirë se nxënësit tanë në matematikë, lexim dhe shkencë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

“E çfarë tjetër mund të presësh nga një sistem arsimor që i punëson të paaftit joprofesionistë dhe servilët partiakë në institucionet shkollore? Sistem ku Ramiz Lladrovci bohet doktor shkence! Ku “Akademia e Shkencave dhe e Arteve” nuk mund të nxjerr një publikim në vit për të mirën e publikut”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit