Arbanasi, ish-Serbica e Ultë është fshat, i cili shtrihet ne anën e djathtë në kilometrin e 10 të rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, në mes fshatrave Landovicë dhe Piranë. Si vendbanim me emër zyrtar Serbica e Ulët, daton rreth 150 vjet më parë. Banorët e vetëm vendas janë familja me mbiemrin Thaçi. Të tjerët banorë janë të ardhur nga vendbanime dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht nga arsyet gjeografike që jep ky vendbanim për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe për t’i ikur gjakmarrjes.
Kështu në Arbanasi pos familjes autoktone Thaçi, jetojnë edhe këto familje: familja Gashi, e ardhur rreth vitit 1905 nga Lubinja e Epërme, mbiemri origjinal Kasovci, familja Besimi, e ardhur rreth 1912 po ashtu nga Lubinja e Epërme, familja Bytyçi, e ardhur rreth vitit 1950 po ashtu nga Lubinja e Epërme, familja Berisha, e ardhur rreth vitit 1945 nga rrethina e Gjakovës e po kështu edhe familja e Dedë Halilit. Fshatit iu bashkua edhe familja Bungu, e ardhur në vitin 1970 nga Grejcvci i Therandës, familja tjetër Bytyçi e ardhur në vitin 1970 nga Breshanci i Therandës. Familja Gashi e ardhur në vitet 1941 nga Prizreni ishte me orgjigjinë beglere që shkoi të jetonte në fshat, në pasurinë e tij , pasi që ky fshat kishte një klimë të bukur, tregon i biri i këtij begu, Rexhep Gashi, i cili shprehet se fshati ka 125 familje.
Ambulanca kurrë nuk u funksionalizua Në fshat sot jetojnë edhe disa familje të tjera me të vogla te ardhura në periudha të vonshme si Cikaçi nga Dobërdelani 1975, Krasniqi nga Janqishti 1997, por katentativë edhe për migrime të reja. Në fshat kanë jetuar deri ne fund të luftës së fundit edhe një pjesë e pakicës serbe. Përkundër rindërtimit të shtëpive nga institucionet ata nuk jetojnë më në këtë fshat. Fshati ka shkollën nëntë vjeçare, paralele e ndarë e SHF “Zenel Hajdini” Piranë. E ka objektin e Ambulancës të ndërtuar me vetëkontribut të banorëve që 25 vite po që kurrë nuk është funksionalizuar. Në fshat ekzistojnë objektet e religjionit si xhamia dhe kisha katolike dhe ajo ortodokse.
Në Arbanas sot jetojnë shqiptarët, boshnjakët, romët, serbët (i kanë shtëpitë dhe pronat por nuk jetojnë akoma aty). Fshati Arbanas këtë emërtimin e ka marrë nga paslufta, sepse para lufte është quajt Sërbica e Ultë. Serbët ishin tejet të politizuar dhe u vunë krah me regjimin. Fshati ka avansime të dukshëm por, edhe shumë nevoja. Mësuesi Alush Gashi shprehet se në këtë fshat ka jetë të qetë. Gashi tregon se ka një bashkëjetëse të mrekullueshme sidomos mes komunitetit mysliam si shumicë dhe atij katolik.
“Ndoshta pikërisht kjo e dallon fshatin, sepse janë mbledhur nga shumë lokalitete dhe kanë mirëkuptim të duhur”, shprehet Rexhep Gashi, që vjen nga familja e Begut. “Këtu jemi rritur këtu kemi lindur, Fshati është mirë i organizuar po edhe më shumë do të bëjmë për këtë. Komuna ka bërë investime të dukshme këtu”, pohon Rexhep Gashi. Kurse Alush Gashi shprehet se për të ndërtuar disa nga rrugicat e fshatit nevojiten investime. “Na duhen edhe disa kilometra kanal, sepse me atë kanal ne ujisim tokën. Toka këtu është bukanike dhe andaj e duam këtë kanal për ujitje”, pohon për “Kosova Sot” Rexhep Gashi.
Banorët kërkojnë rregullimin e kanaleve të ujitjes Fshati bënë një jete idilike, secili banor shikon punët e tij. Komuniteti merret më punët e ditë në fusha pjellore, porse shumë banorë janë shpërngulur nga fshati. Kurbeti ka bërë që këta banorë të kenë një jetë më të lumtur. Rexhep Gashi lavdërohet në gurbetçarët se bëjnë punë të mira duke investuar në fshat. Arbanasi tash e ka rrugën e asfaltuar, së shpejti pritet të kryhet qendra sportive, por kërkohet të kenë ujë më shumë e bashkë me ujin kërkohet të kthehen edhe më shumë bijtë e këtij fshati që kanë marrë rrugën në mërgim. Kuvendari i këtij fshati nga KK e Prizrenit Getoar Besimi, për “Kosova Sot” tregon problemin e madh, që kanë banorët e këtij fshati ngase aty njerëzit keqpërdorin zhavorrin e lumit “Toplluha”, të cilin e gërryjnë e jo rrallë shkatërrojnë tokën e bukës. Ai kërkon që sa më parë të rregullohet shtrati i Lumit Toplluha dhe të rregullohen edhe kanalet e ujitjes.
(Kosova Sot)