Gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka shpjeguar procedurat që gjyqësori francez do t’i ndjekë në rastin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj pas lirimit me kusht.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se nuk ka asnjë shans që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Ai ka bërë me dije se procedurat për çështjen e ekstradimit mund të zgjasin deri në dy muaj, por beson se brenda një muaji do të përfundojë si çështje. Salihu ka thënë se vendimin përfundimtar për rastin e Haradinajt do ta marrë Ministria e Drejtësisë së Francës.

Ai ka thënë se pamjet kur lideri i AAK-së doli nga gjykata me pranga pas lirimit ishin të rënda, duke e konsideruar këtë provokim të Serbisë. Salihu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mekanizma për t’iu përgjigjur këtyre provokimeve. Sipas tij, dialogu për normalizim me Serbinë duhet të suspendohet për një kohë. /Epoka e re/

Më Shumë

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit