Parlamenti Studentor i UPZ-së: Lajmi për Fidan Shalën na ka trishtuar

Parlamenti Studentor i UPZ-së është trishtuar, kur ka dëgjuar se ish-kolegu i tyre, Fidan Shala, nuk është punësuar edhe pse i përket familjes së katër dëshmorëve.

“ Të trishtuar dhe te zhgënjyer me lajmin se ish- studenti i Universitetit “Ukshin Hoti”, familjar i 4 dëshmorëve të dekoruar nga Presidenca, “Heronjë të Kosovës” që dhanë jetën për kombin, dhe 2 martirëve, Fidan Shala, edhe pas diplomimit prej disa viteve mbetet i papune”, thuhet në reagimin e Parlamentit të UPZ-së.

“Ky lajm na ka turpëruar të gjithëve, gjithë këtë klasë të korruptuar të shoqërisë të cilët udhëheqin sot me institucionet tona”.

“Fidani nuk punësohet sot për faktin ai nuk jep ryshfet për një vend pune”.

“Fidani nuk punësohet sot edhe për faktin që nuk është familjar i ngushtë i këtyre njerëzve që e kanë pështjellur pushtetin lokal në Prizren”.

“Fidani nuk punësohet sot se kësaj shoqërie dhe këtij kombi i ka dhënë 4 anëtarë më të ngushtë të familjes”.

“Një gjë është e sigurt, Fidani nuk do gjunjëzohet para askujt për një vend pune sepse e ka traditë familjare mosdorëzimin, dhe se një ditë ai do të ketë një vend pune, mirëpo turpi dhe ndërgjegjja këta pushtetarë të sotëm do i ndjek gjithë jetën si një hije e zezë”.

“Urgjentisht kërkojmë ndryshimin dhe qasjen më ndryshe të politikave te punësimit për gjithë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”.”, shkruan PrizrenPress.

“Është i tmerrshëm fakti se studentët pas diplomimit janë të detyruar të emigrojnë jashtë shtetit sepse këta pushtetarë ia kanë vrarë edhe shpresën”.

Anëtari i familjes së 4 dëshmorëve, Fidan Shala është ndjerë i mashtruar nga pushtetarët e Prizrenit.

“Fillimisht më thanë “kur e kryen Fakultetin nuk ka diskutim, ti do të jesh i pari. Pasi që diplomova më thanë që nuk ke përvojë të punës, edhe pse kisha mbi 5 vite përvojë të punës”, ka treguar ai.

Fidani është anëtari i familjes Shala, që Kosovës, ia ka dhënë katër dëshmorë: babin, dy vëllezër dhe axhën.

“Ndihem shumë i shqetësuar me këtë gjendje, ku unë Fidan Shala tash e 18 vite, nuk e kam gjysmën e familjes. Sa herë ulem në sofër për të ngrënë bukë, mua më mungon një sofër njerëz, që dhanë jetën për këtë liri e pavarësi të Kosovës,që 18 vite pas luftës, ende bredhim rrugëve të pa punë”, ka thënë Shala./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit