8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Prizren: I akuzuari për shpërlarje parash, nuk e pranon fajësinë

V.F., i akuzuar nga Prokuroria Speciale për shpërlarje parash, të martën, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e ka pranuar fajësinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Faik Halili, i akuzuari F. u deklarua i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet, konkretisht për shpërlarje parash në vlerë rreth 173 mijë euro.

I akuzuari Fishari, pas konsultimit me mbrojtësin e tij, avokatin Skender Morina, nuk e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohet.

Kryetari trupit gjykues, Artan Sejrani, shqyrtimin e dytë e ka caktuar për 3 mars 2017, prej orës 10:00 dhe ka njoftuar mbrojtjen se ka të drejtë që deri në shqyrtimin e dytë të paraqesë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, me të cilën V. F. akuzohet se në periudhën 2014-2016, megjithëse e ka ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, ka pranuar para nga një person tjetër dhe i ka vendosur në llogarinë e vet bankare.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Fishari, pasi i ka vendosur paratë e marra nga personi tjetër, në llogarinë e vet bankare, të njëjtat para, në të njëjtën ditë, i ka transferuar nëpër banka tjera jashtë Kosovës, si në Kinë, Zvicër, etj.

Aktakuza përshkruan se si i akuzuari Fishari, gjatë pushimeve në Shqipëri, është takuar me një person, i cili i ka thënë se nëse pranon të deponojë para të gatshme në llogarinë bankare dhe pastaj t’i transferojë ato para në llogari tjera, do të shpërblehet.

Në aktakuzë thuhet se personi nga Shqipëria i ka treguar të akuzuarit se një veprim të tillë po e bën për t’iu shmangur tatimit të shtetit dhe për çdo transferë e ka paguar të akuzuarin me nga 50 deri 100 euro.

Paratë ishin deponuar në sasi më të vogël se 10 mijë euro, në mënyrë që të mos kërkohej burimi i të ardhurave./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Punime në rrugën “Medlin Ollbrajt” të Malishevës, mbyllet përkohësisht një pjesë e qarkullimit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit