11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Kadri Veseli përcakton kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të përcaktojë kandidatin e subjektit të tij politik, për kryetar të Prizrenit.

Emri pritet të publikohet shumë shpejtë.

“Po e presim kryetarin Veseli, që të na tregojë se cili është i preferuari i tij për kryetar të ardhshëm të Prizrenit”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i PDK-ë në Prizren.

Kryesia e PDK-së në Prizren, ndërkaq ka filluar të diskutojë për zgjedhjet lokale, që do të mbahen sivjet.

Anëtarët e kësaj kryesie, kanë marrë vendim që të gjitha nëndegët t’i sjellin emrat e tyre për kandidat të kryetarit të Prizrenit.

Emrat nuk janë sjellë.

Burimet e “PrizrenPrss”-it bëjnë të ditur se nëndegët po hezitojnë të propozojnë emra, pasi që në fund po vendos lideri i partisë.

“Krejt po hezitojnë të dërgojnë emra, sepse asgjë nuk po varet prej tyre”, tregon burimi brenda PDK-së.

Në gusht të vitit të kaluar nga nëndegët e PDK-së ishte kërkuar që në reformatimin e Qeverisë së Mujës të sjellin emrat për drejtorë të rinj. Mirëpo, emrat e propozuara kishin përfunduar në “shportë të bërllokut”.

“Asnjë drejtor i ri nuk është zgjedhur sipas propozimeve të nëndegëve. Emrat e tyre janë sjellë direkt nga kryetari Kadri Veseli”.

“Lakmi i disa emrave është më shumë se “fontan dëshirash”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), për tre mandate ka qeverisur Prizrenin.

Për shkak të përfshirjes në keqpërdorime të disa drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit, Kadri Veseli, u detyrua që të bëjë ndryshime.

“Veseli nga viti i kaluar ka filluar të kujdeset për Prizrenin, prandaj është hipokrizi ne të mendojmë për kandidatin, sepse ai vendoset nga Kryetari”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Drejt përfundimit faza e parë e ujësjellësit për katër fshatra të Prizrenit

Po vazhdojnë me intensitet punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojzë dhe Medvec”, që...

Lajmet e Fundit