Nait Hasani ndryshon mendjen ?!

Qëndrimi për votë kundër për Demarkacionin, e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, shtatorin e vitit të kaluar, por edhe të një pjese të madhe të deputetëve bëri që kjo marrëveshje mos të futet fare në votim në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i demarkacionit u shty për një kohë të pacaktuar pasi që kryeministri i vendit Isa Mustafa, deklaroi që nuk janë krijuar kushtet për t’u votuar.

Hasani, bashkë me disa kolegë të tjerë deputetë të PDK-së, ishin të vendosur që të votojnë kundër edhe nëse do të nxirrej në votim.

“Unë sot jam me banorët e Rugovës”, kishte thënë Hasani para se të hyjë në sallën e Kuvendit atë ditë.

Kur kjo çështje po kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, tashmë qëndrimet nuk janë më të njëjta.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ende nuk ka një përgjigje sa i përket votës pro ose kundër Demarkacionit.

“Nuk kam vendosur nëse do jap votën për ose kundër votimit. Ende nuk e kam mbledhur materialin për të krijuar qëndrim pro ose kundër demarkacionit”, tha Hasani për Gazeta Metro.

Përderisa Hasani mendohet, deputetë të opozitës në anën tjetër janë fuqishëm të vendosur kundër kësaj marrëveshje. Ata, madje kanë paralajmëruar se do ta ndalojnë me çdo formë miratimin e saj. /gazetametro.net

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit