Drejtoria e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Mehmedali Gashi, ka mohuar se është shantazhuar për shkak bindjeve politike mjeku Arsim Berisha. Ai thotë se mjeku Berisha, është transferuar në vendin e punës, ku është pranuar me konkurs.
“Kuvendari i LDK –së Qemajl Krasniqi ka bërë deklarata të pavërteta kinse është shantazhuar dr. Arsim Berisha”, thotë Gashi.
Kuvendari i LDK-së, Qemajl Krasniqi, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ka akuzuar pushtetin se po shantazhohen antarët e partisë së tij, në vende të punës.
Ai, ka përmendur transferimin e mjekut, Arsim Berisha nga Prizreni në fshatin Korishë.
Drejtori Mehmedali Gashi tha ndërkaq se kjo nuk është e vërtet.
“Në Kujdesi Primar Shëndetësor në Prizren respektohet secili punëtor dhe vlerësohet sipas meritave dhe kontributeve, pa marrë parasysh orientimin politik të tij.
Ne i zbatojmë politikat shëndetësore që i harton Ministria e Shëndetësisë”.
“Nuk është aspak e vërtetë se dr Arsim Berisha është shantazhuar, me rastin e kthimit të tij në vendin e mëparshëm të punës, në QMF Korishë”.
“Ai është i pranuar me konkurs publik për QMF Korishë. Këtë e dëshmojnë edhe kontratat e tij të punës, të nënshkruara nga vet ai dhe punëdhënësi, që nga kontrata e parë, më 01 qershor 2011 deri më 31 maj 2018, sipas kontratës së fundit”.
“Dr. Arsim Berisha ka qenë përkohësisht i sistemuar në QMF 3, për shkak të specializimit të tij në Mjekësi Familjare dhe pamundësisë për të punuar 5 ditë në QMF Korishë, gjatë specializimit”.
“Ne konsiderojmë se me përfundimin e specializimit të dr. Arsimit, qytetarët e Korishës do të marin shërbime shëndetësore më cilësore, të cilat i meritojnë, sikurse edhe regjionet e tjera të Komunës së Prizrenit”.
“Në QMF 3 , Kurilla ku ka punuar përkohësisht dr. Arsim Berisha, vazhdon të punojë specialisti i Mjekësisë Familjare, i cili punon që nga fillimi, kontratë për atë vend pune si dhe dy mjeke të përgjithshme. Dmth se nuk është e vërtetë se QMF Kurila ka mbetur pa mjek specialist”.
“Prandaj, në rastin e Dr Arsim Berishës nuk është bërë kurfarë shkeljesh ligjore dhe është absurd të mendohet se ai është shantazhuar. Nuk është mirë të politizohen çështjet e tilla të brendshme, organizative të Institucionit tonë nga ana e kuvendarëve të LDK si dhe nga ana e vet dr. Arsimit”.
“Shërbimet shëndetësore të ofruara nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren janë dhe do të vazhdojnë të jenë cilësore dhe shembull për tërë Kosovën. Këtë e argumentojnë satisfaksionet e qytetarëve të komunës sonë, si me deklarime gojore ashtu edhe përmes hulumtimeve të kryera nga ne”.
“Ne i mirëpresim të gjitha këshillat qëllim mira, të cilat kontribuojnë në avancimin e KPSH-së dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por jo edhe insinuatat dhe dezinformatat që nuk shkojnë në favor të interesave të qytetarëve”./PrizrenPress.com/