Komuna e Rahovecit ndan rreth 40 mijë euro për sport e kulturë

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit të mbajtur me datë 28 shkurt 2017, përveç pikave tjera të cilat janë miratuar nga kuvendarët ka qenë dhe është aprovuar edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për përkrahjen financiare të klubeve-shkollat sportive, OJQ-ve rinore dhe shoqërore artistike-muzikore në Komunën e Rahovecit.

Pas diskutimeve, anëtarët e kuvendit kanë marrë vendim për përkrahjen financiare të klubeve-shkollave sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistike-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit për vitin 2017, shuma e përgjithshme e cila është ndarë për përkrahje financiare është 41 mijë e 300 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistik-muzikore janë këto: K.F “Rahoveci” 11 mijë euro, K.B “Rahoveci” 11 mijë euro, K.F “18 Korriku” 2 mijë euro, K.F “Ratkoci” 2 mijë euro, K.F “Xërxa” 2 mijë euro, K.SH “Rahoveci” 1000 euro, Sh.F “Rahovec” 800 euro, Sh.F “Burimi” 700 euro, Sh.F”Drenoci” 500 euro, Auto moto corting club Rahoveci 500 euro, Shoqata e të verbërve 500 euro, SHKA”Anadrini” 3 mijë euro, SHKA “Bajram Curri” 2 mijë e 500 euro, SHKA “Rahoveci” 700 euro, festivali ndërkombëtar i poezisë 2 mijë euro, OJQ ShK “Vihuela” 500 euro dhe këshilli rinor i Rahovecit me 600 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqëri artistik-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit, bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve Nr.18/30 të datës 07.05.2013, obligohen që për çdo gjashtë muaj të raportojnë te Kryetari i Komunës me raport të detajuar për shpenzimin e këtyre mjeteve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit