Pas lëndimit të rëndë, me rastin e goditjes nga Gzim Rusi i Gjilanit, Memaj vazhdon ende të mbetet në Spitalin e Gjilanit, njofton klubi i futbollit Liria.
Dje, ai u dërgua me autoambulancë, pasiqë nga goditja e qëllimshme dhe e fortë pësoi lëndim të syrit të djathtë, duke lënë fushën para kohe.
Mjekët pas ekziminimeve kishin konstatuar, se Albini duhet të mbetet të mërkurën në këtë spital për trajtim.
Ekipi mjeksor që po kujdeset shumë ndaj futbollistit të Lirisë, fillimisht kishte pohuar se ai do të mund të lëshohej në shtëpi të enjten.
Mirëpo, pas kontrollit dhe gjendjes së tij jo të mirë, mjekët i kan sugjeruar që ai ende të qëndroj në Spitalin e këtij qyteti.
“Po, ne sapo e vizituam Albinin dhe mjekët përkundër premtimit të dhënë mbrëm se ai sot (e enjte) do të mund të vij në shtëpi, thanë se nuk mund të rrezikojnë, dhe se po presin që gjendja e tij të stabilizohet’, ka thënë kapiteni Roberet Gjeraj, që me Ilir Mustafën, vizituan paradite Albinin.
Albin Memaj, që po shoqërohet nga djali i axhës Blendi, gjatë ditës do të vizitohet edhe nga trajnerët, stafi dhe anëtarë të Bordit.
KF ‘Liria’ i dëshiron shërim dhe kthim të shpejt në fushën e blertë.
Ndërkaq, Liria falenderon mjekët e Spitalit të Gjilanit për kujdesin.