Universiteti i Prizrenit lidh marrëveshje me atë të Bezmialem Vakif në Turqi

Në Universitetin”Ukshin Hoti” në Prizren, është arritur memorandum bashkëpunimi në mes të Universitetit Bezmialem Vakif në Turqi. Marrëveshjes përkatëse e kanë nënshkruar të shtunën rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe rektori i UBV-së, Prof. Dr. Rümeyza Kazancioglu.

“Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat akademike. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dy institucionet do të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera”, thuhet në njoftimin e UPZ-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit