7.4 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Prizren: Liridon Vishaj dënohet me 3 muaj burgim me kusht, rrezikoi trafikun publik

I akuzuari Liridon Vishaj ka pranuar së e ka rrezikuar trafikun publik, për të cilin veprim u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren me 3 muaj burgim me kusht. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, Vishaj kërkoi nga gjykata që t’i shqiptohet dënimi sa më i lehtë, për shkak se i njëjti e ka pranuar fajësinë, dhe për shkak të gjendjes ekonomike që ka.

Avokati Driton Shehu, i angazhuar nga vet i pandehuri i kërkoi nga gjykata që të marrin parasysh rrethanat lehtësuese me rastin e pranimit të fajësisë. “Sa i përket të mbrojturit tim, është mbajtës i familjes, është i gjendjes së dobët ekonomike, dhe premton që në të ardhmën do të ketë kujdes dhe do të përmbahet nga veprimet e tilla” deklaroi avokati Shehu.

Pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykatësja e rastit Teuta Krusha, pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e prokurores Elfete Purova.

Sipas aktakuzës, Liridon Vishaj, me 5 tetor 2015, rreth orës 08:50, në rrugën kryesore në hyrje të Mamushës, rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë. Këtë e bënë në atë mënyrë që me automjetin e tij “VË 70X0D” , merr veprime pa u siguruar, duke u kyqyr nga pompa e derivateve “Petrol” në rrugën kryesore. Me këtë rast, i njëjti goditet nga automjeti i tipit “VË 2”, i cili kishte përparësi të kalimit. Sipas aktit akuzues, ky veprim, të dëmtuarit Gentian Sakaj i shkakton dëme materiale, kontuzion në toraks dhe reaksion stresogjen. Kontuzione ne qafë dhe reaksione stresogjene, i shkaktohen edhe të dëmtuarës Zyliha Vishaj, ndryshe nënës së të akuzuarit.

Në bazë të këtij veprimi, Vishaj ishte akuzuar për veprën penale “rrezikim të trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Policia i shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24-orë

Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 779 tiketa trafiku. Në raportin e policisë thuhet se kanë ndodhur 38 aksidente,...

Moti sot i vranët, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot i vranët, por me intervale me diell....

Lajmet e Fundit