1.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Thaçi “dobëson” PDK-në, jep deklarata anti-kushtetuese

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi që nga marrja e detyrës së tij ka hedhur idenë që partitë politike të ndërtojnë një kod të mirësjelljes në mes vetë tyre. I pari i shtetit ka propozuar që njerëzit nën hetime apo të akuzuar nga organet e drejtësisë mos të lejohen as të hyjnë në listat për deputetë dhe as të marrin poste në institucionet publike.

Kjo ide e Thaçit po “prekë” një pjesë të madhe të përfaqësuesve të ish-partisë së tij, Partisë Demokratike të Kosovës. Rasti më i freskët është i Degës së PDK-së në Lipjan pasi kjo e fundit propozoi për kryetar të Komunës një person që është nën hetime.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, në mbledhjen e mbajtur unanimisht vendosi që për kryetar të Komunës për zgjedhjet lokale të këtij viti të nominoj kryetarin e kësaj dege z. Shukri Buja”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sugjerimi i Thaçit për mosfutje në lista dhe kandidim për kryetar komunash po kundërshtohet ashpër nga ish-partiakët e tij. Deputeti nga partia e Kadri Veselit, njëherësh kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka thënë për “Indeksonline” se Thaçi po shkelë Kushtetutën me këto ideja. Kandidimi për të parin e komunës, sipas tij, nuk shkelë asnjë ligj, ndonëse është duke u hetuar nga organet e drejtësisë.

“Deklarimet e tilla janë realisht anti-kushtetuese. Neni 31, pika 5 e bënë të qartë se i akuzuari nuk është fajtor deri në shpalljen e vendimit nga Gjykata. Poashtu edhe ligjet nuk e japin se i akuzuari nuk është fajtor. Por, gjithsesi pres që organet e partisë të marrin vendime për kandidime”, ka thënë ai.

Megjithatë, Buja thotë se është duke pritur fjanë e fundit të Këshilli Drejtues dhe kryetari i partisë për konfirmimin e tij që të garojë në zgjedhjet lokale, që priten të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ndryshe, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar ditë më parë se ai personalisht asnjëherë nuk do të votonte një parti, e cila ka përkrahur kriminelët.

“Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, është shprehur kryediplomati anglez. /Indeksonline/

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas

Një grua nga Malisheva ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, duke rrëfyer se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike për një periudhë të...

Xheneta thyen heshtjen: Gjesti s’mund të ketë më kontakt me mua!

Ish finalistja e edicionit të tretë të BBVK, Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen. Në një intervistë me gazetarët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, Xheneta ka...

Krijimi

Lajmet e Fundit