Lulzim Kabashi thotë se komuna po i “hakmerret” DokuFestit

Nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi, thotë se shkurtimi i buxhetit për “DokuFest” mund të jetë për shkak të “opozitarizmit” të organizatorëve të festivalit.

Ai ka thënë se dalja e organizatorëve të këtij festivali kundër komunës në rastin e vdekjes së Xheneta Gashit ka ndikuar që komuna të zbehë përkrahjen.

“Rënie e buxhetit për ‘DokuFest’ lidhet me shkurtimin e buxhetit në çdo sferë. Nëse do të ishte në dorën time ‘DokuFesti’ do të kishte përkrahje të madhe. Ndoshta është një bashkëpunim jo aq i mirë i ‘DokuFestit’ dhe komunës. Është krijuar një lloj opozitarizmi ndërmjet ‘DokuFestit’ dhe komunës”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Kabashi ka njoftuar se “DokuFesti” është përkrahur nga Komuna e Prizrenit me dhjetë mijë euro, që paraqet gati gjysmën e shumës së dedikuar nga komuna për projektet kulturore.

“Në total buxheti është zvogëluar për 20 për qind. Kjo është një nga pasojat që ka ndikuar edhe në ngjarjet kulturore”, ka thënë ai.

Më Shumë

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit