5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Nji Tur e turr për nji fillim (tjetër) të ri!

Petrit Musolli

Prej mbas shpalljes së pamvarësisë, sidomos, n’Kosovë s’ka ekzistue ndonji paqartësi apo vështirësi rreth identifikimit të problemeve e kuptue shqetësimet që kanë rëndue e rëndojnë shoqninë. Kanë mungue adresat me i adresue! E, të njajtat probleme e shqetësime mbesin, ndërsa dera e trokitun vazhdon me qenë e gabueme!Turri në Turin e Kadri Veselit, asht ka i ngjan atyne tubimeve (në bardhë e zi) të kohës së Enver Hoxhës, ku propagandohej, e shtihohej tanë nji masë në nji ‘komunikim të sinqertë’ e qarje hallesh me partinë e liderin!

E, shkaktari/fajtori, gjithmonë, gjendej dikund jashtë partisë e liderit!Sado mundet me tingëllue i papërshtatshëm ky krahasim, edhe ata qytetarë e biznismenë e eksperta, i kanë të njoftuna shkaqet e shkaktarët e këtij degradimi ekonomik e social. Ndoshta, veç nji frikë (e natyrës së njajtë, si të kohës së naltpërmendun) mundet me i shtye me shkue e shtihue në tubime/takime të tilla!?

Gjithçka kish me tingëllue e sinqertë, sikur ta kishin pranue se kanë shkue me u përgjërue!Asht kjo klasë, kastë e mendësi politike që i ka katandis këtu këto ekonomi e këta qytetarë. E, në vend të guximit me i’u kundërvue, ata kanë zgjedhë me u përgjërue!Mjerim e dhembshuni për nji shoqni të dominueme me rini!Nji shoqni që ma para pranon me u shtihue sesa rezistue, luftue!

Nji shoqni e dominueme me rini, duhet marrë turr për nji Tur të nji Fillimi të Ri – të mosnënshtrimit para bosave të krimit, ekonomik e politik dhe, përgjëruesëve të tyne!Cili asht sot arsyetimi i këtij Turi?!Me e ndigjue të varfunin çka i mungon?! Me e ndigjue të papunësuemin çka kërkon?! Me e ndigjue të izoluemin çka dëshiron?! Me e ndigjue biznismenin e pambrojtun çka e rrezikon?!

Krejt ky banalitet, absurditet, tolerohet me lehtësi… nga nji shoqni e dominueme me rini!Nji shoqni e dominueme me rini që isht dashtë turr pikërisht këtyne partive e liderave, që për tanë këto 17 vjet ditën me prodhue veç varfëni, papunësi, izolim e pasiguri…Nji shoqni e dominueme me rini, s’kish me i hesht këtij ofendimi prej Turi! Ose, të paktën, s’kish me i brohorit!Koha asht për Turin e turrin e rinisë – dominantës së shoqnisë, me i dhanë fund epokës së vjetërueme ‘bardhë e zi’!Turin, ndoshta, duhet nisë me reformimin, rikonceptimin e riorganizimin politik. Kurse turrin, në kutiat e votimit, në vjeshtë!

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit