23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Bashkimi me fitore, kërcen në vend të dytë

Bashkimi ka arritur të shënojë fitore në kuadër të xhiros XXV të Superligës, duke e mposhtur Yllin në një ndeshje tejet interesante dhe thuajse të baraspeshuar, 98-91. Bashkimi 10 minutëshin e parë e nisi më mirë, duke e përfundar atë 28-22. Më pas, Ylli morri iniciativën dhe mbylli çerekun e dytë 24-27. Ndërsa në fund të çerekut të tretë, Ylli uli në minimum epërsinë e Bashkimit, duke i mposhtur me 19-21, në total, 71-70.

Dhjetëminutëshi i fundit shkoi në luftë të madhe, por pa ndonjë mbrojtje të theksuar, ku skuadrat shënonin vazhdimisht, derisa në fund më i saktë doli Bashkimi, për të përfundar ndeshjen 98-91, (27-21 Ç4).

PERFORMANCAT

Marko Popovic me 21, Justin Black me 20 dhe Gazmend Sinani me 16 pikë kanë qenë basketbollistët më efikas të Bashkimit sonte. Ata kanë qenë edhe lojtarët e vetëm që kanë shënuar pikë dyshifrore në ndeshjen ku trajneri i portokallezinjëve, Dragan Radovic, i ka dhënë mundësi të gjithë basketbollistëve në dispozicion. Në anën tjetër, te Ylli, njeriu kosh ka qenë Kevin Brown që shënoi 41 pikë, derisa ka shënuar 7 prej 16 tentimeve për tre pikë, në ndeshjen që nuk pushoi fare. 25 pikë shënoi Trae Anderson, duke dhuruar edhe 10 asistime për shokët e skuadrës, ndërsa Ergin Grosha shënoi 17 pikë të tjera.

BILANCI

Me këtë fitore, Bashkimi ka kërcyer në vend të dytë të klasifikimit duke shënuar fitoren e 19 të stinorit, krahas 4 humbjeve që i ka. Ylli, me këtë humbje ka humbur të gjitha gjasat për PlayOff, ndërsa i mbetet të luftojë për pozitën e pestë përfundimtare në klasifikim, ndërsa tash ka bilanc 10- 15.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj zyrtarit doganor që dëmtoi buxhetin e Kosovës me vlerë mbi 3 mijë euro

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash u arrestuan të enjten në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë. Sot, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se...

Vdes një 40 vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve të marra. Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit