Dënohet me 1 vit burgim efektiv arkëtari i ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Besnik Huqaj, i akuzuar për përvetësimin e rreth 3 mijë eurove nga ndërmarrja publike “Hidroregjioni Jugor”, është dënuar me një vit burgim efektiv. Huqaj, i cili punonte si arkëtar në ndërmarrjen në fjalë, është obliguar që shumën e përvetësuar t’ia kthejë të dëmtuarës, “Hidroregjionit Jugor”.

Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Prizren, nga kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj. Sipas aktgjykimit, Huqajt, poashtu i është shqiptuar dënimi plotësues me të cilin ia ndalon atij të punojë në ndërmarrjet publike në afat prej dy vite pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën Besnik Huqaj akuzohej se duke punuar si arkëtar në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, dega në Dragash, ka përvetësuar nga arka, në mënyrë të paligjshme, shumën e parave prej rreth 3 mijë eurove./Indeksonline/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit