2.7 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

U mbajt gjykimi ndaj policit që dyshohet se ndau një çift në Prizren

Zani Vula dëshmoi në gjykimin ku rreshteri Nuredin Begolli akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare.

Në gjykimin e rreshterit Nuredin Begolli për keqpërdorim të informatës zyrtare, dëshmoi Zani Vula, shok i të dëmtuarit të këtij procesi Deli Hoxha dhe qytetares me të cilën ai ishte në lidhje.

Vula u pyet nga prokurori Genc Nixha se cilat ishin arsyet e ndarjes së Deli Hoxhës me qytetaren me inicialet A. K.

“Ishin një çift për t’u marrë lakmi dhe ndarja ndodhi se dikush nga zyrtarët e policisë kishte folë fjalë që nuk i përkisnin Delisë. Më pas ajo m’i dërgoi në Viber mesazhet nga ky zyrtar”, tregoi dëshmitari Vula.

Hajrip Krasniqi, avokati i rreshterit Nuredin Begolli e pyeti dëshmitarin “pse jeni involvuar në këtë lidhje?”

“Pas marrjes së mesazheve isha i obliguar moralisht që ta shqyrtoja këtë realitet, pasi që kisha shoqëri të ngushtë të dyja palët”, tha Vula.

Krasniqi ia paraqiti Zani Vulës një SMS që dëshmitari i sotëm ia kishte dërguar qytetares me inicialet A. K.

“E fotografova aktakuzën ndoshta t’vyn”, ishte përmbajtja e mesazhit telefonik të dëshmitarit Vula.

“Çka keni dashur të arrini me dërgimin e këtij dokumenti?” pyeti avokati Krasniqi.

“T’ia dëshmoj A. K. se Deliu për këtë aktakuzë u dënua me burg, e jo për vepra tjera penale siç thuhet në mesazhe”, tha Vula.

Avokati Krasniqi në fund të seancës konstatoi se përgjigjet e dëshmitarit Vula kanë qenë konfuze.

Në seancën e radhës që do të mbahet më 26 prill do të tentohet edhe një herë të ftohet si dëshmitar një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Rreshteri policor Nuredin Begolli në dhjetor të vitit të kaluar u deklarua i pafajshëm për keqpërdorim të informatës zyrtare.

Rreshteri Nuredin Begolli akuzohet nga Prokuroria e Shtetit se në tetor të vitit 2015 duke punuar në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren ku kishte qasje në informacione, kishte keqpërdorur informatën zyrtare që personi tjetër të përfitojë.

Sipas aktakuzës, duke vepruar në bazë të kërkesës së qytetares A. K. gjatë bisedave telefonike nëpërmjet rrjetit viber e njofton atë për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes të kryera nga Deli Hoxha.

Këto informacione që konsiderohen zyrtare më pas kanë ndikuar në prishjen e raporteve në mes të të dëmtuarit dhe qytetares A. K./Kallxo.com/

Më Shumë

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës. Policia njofton se në aksident një person ka ndërruar jetë dhe pesë tjerë kanë...

Më 5 mars 2019, Drita fitoi për herë të fundit ndaj Ballkanit në Suharekë

Aktualisht është skuadra me formën më të mirë në Superligë. Pos kësaj, Drita ka bilanc më të mirë ndaj Ballkanit edhe në përballjet e fundit...

Lajmet e Fundit