“Njohuria më e rëndësishme është ajo që të udhëheq në rrugën që zgjedh të ndjekësh në jetën tënde”
Në 15 mars të vitit 1884, Leo Tolstoi (9 Shtator 1828- 20 nëntor 1910) shkroi në ditarin e tij:
Unë duhet që të krijoj një rreth leximi, së pari për veten time: Epikteus, Mako Aurelio, Lao-Tzu, Buda, Paskali, Testamenti i Ri, por kjo është po aq e nevojshme edhe për njerëzit e tjerë.
Kështu ai ka vendosur që të krijojë “një mendim të zgjuar për çdo ditë të vitit, nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe të gjithë njerëzve” një florilegium (antologji) e pesë shekujve pas moshës së artë së florilegia dhe shekullit Tumblr dhe një gjysmë kohe para moshës së artë së Tumblr, sjell një koleksion shumë të famshëm të fjalës për kuptimin e jetës i cili daton shumë më parë sesa koncepti i saj të bëhej pjesë e një kulture.
Vitin e ardhshëm, Tolstoi u përpoq që t’i shkruante asistentit të tij duke i përshkruar projektin:
E di shumë mirë që kjo më jep forcë të brendshme shumë të madhe, qetësi dhe gëzim të pamasë, pasi kam mundësinë që të komunikoj me mendimtarë kaq të mdhenj sa Sokrati, Epiktetus, Arnold, Parker… Ata janë duke na thënë gjatë gjithë kohës se çfarë është gjëja më e rëndësishme për njerëzimin, për kuptimin që ka jeta dhe për virtytin… Kam një dëshirë shumë të madhe që të krijoj një libër, në të cilin do të mund t’i tregoja një personi rreth jetës së tij, por edhe për rrugën e zotit dhe ndikimin që ka Ai në jetën e gjithsecilit.
Tolstoi shpenzoi shtatëmbëshjetë vitet e ardhshme duke u munduar që të mblidhte disa nga pjesët më të rëndësishme të urtësisë botërore. Në vitin 1902, kur ishte rreth moshës 70 vjeçare, duke vuajtuar nga një semundje e rëndë dhe duke u përballur çdo moment me vdekjen, vendosi më në fund se do të ulej dhe do ta shkruante librin, të cilit i kishte vendosur titullin “Një mendim i zgjuar për çdo ditë”. Që nga momenti që i ka dorëzuar dorëshkrimin botuesit, ai iu rithye dhe një herë ditarit dhe nxori gjithë brengën:
Nuk e di pse ndjeva sikur jam ngritur në një shkallë shumë të lartë shpirtërtërore dhe morale nga komunikimi me njerëzit më të mirë e më të zgjuar, librat e të cilëve i kam lexuar nuk dihet se sa herë, madje ndër ta kam zgjedhur edhe ato mendimet që do të bënin pjesë në rrethin tim të leximit.
Libri i rititulluar “Mendimet e një njeriu të zgjuar”, u botua fillimisht në vitin 1904, duke u ndjekur nga një botim i zgjeruar dhe i riorganizuar me titull “Kalendari i Mençurisë” në të cilin gjendeshin shprehje të organizuara në tema të veçanta për çdo ditë të javës, ku përfshiheshin, sigurisht, edhe disa qindra mendime të vetë Tolstoit. Ka qenë viti 1997 në të cilin u bë dhe përmbledhja e parë e përkthyer në anglisht nga Peter Sekirin e titulluar “Kalendari i Mençurisë: medimet ditore për të pasuruar shpirtin, të shkruajtura e të përzgjedhura nga tekstet e shenjta botërore.”
Tolstoi shkruan në prezantimin e librit:
Shpresoj shumë që lexuesit e këtij libri të mund të kenë përjetuar të njëjtën ndjenjë dashamirësie të cilën unë e kam përjetuar në momentin që isha duke punuar për këtë krijm, dhe që e përjetoj përsëri e përsëri kur e lexoj çdo ditë për të arritur zgjerimin dhe përmirësimin e botimeve të kaluara.
Duke i hedhur një sy të lirë librit vë re disa foto të mëdha, temat e të cilave qëndrojnë bashkë me citatet e ndryshme. Një prej tyre është dhe shqetësimi më i rëndësishëm për Tolstoin, i cili ka të bëjë me përvetësimin dhe arkitekturën e dijes, injorancën dhe kuptimin e jetës. Këtu janë disa nga shprehjet që ai zgjedh t’i ndajë nga mendimtarët e tjerë, së bashku dhe me ditët respektive të vitit në të cilat Tolstoi i shënjoi vetë:
Më mirë të dish disa gjëra të cilat janë të mira dhe të nevojshme sesa disa gjëra të tjera të cilat janë të padobishme dhe mediokre.
Çfarë thesari i madh mund të fshihet në një bibliotekë të vogël dhe të përzgjedhur! Një grupim i njerëzve më të mençur dhe më të merituar nga të gjitha vendet e qytetëruara të botës, për mijëra vjet, që na vë në dispozicion rezultatet e studimeve të tyre dhe mençurinë e tyre. Mendimi, të cilin ata mund të mos ia zbulojnë as miqve të tyre më të mirë, është shkruar këtu me fjalë të qarta për ne njerëzit e një shekulli tjetër. Po, ne duhet të jemi mirënjohës për librat më të mirë, për arritjet më të mira shpirtërore në jetën tonë.
Njohuria e vërtetë është ajo që është përftuar prej përpjekjeve të intelektit tuaj, jo prej memories.
Vetëm në momentin që harrojmë atë çfarë ne kemi mësuar, aty fillojmë që të kemi një njohuri të vërtetë.
(Henry David Thoreau, 9 Janar)
Shkenca mund të ndahet në një numër të pafundëm disiplinash, dhe sasia e njohurisë që mund të përthithet në çdo disiplinë është e palimitë. Pjesa më e rëndësishme e dijes, atëherë, është dallimi midis asaj që është thelbësore për t’u mësuar dhe asaj që nuk është.
(Immanuel Kant, 1 prill)
Por më prekëse nga të gjitha janë mendimet e vetë Tolstoit, të cilat paraqiten përmes citateve të mbledhura në ditë të ndryshme. Një shembull:
Diferenca midis helmit të një materiali të vërtetë dhe helmit intelektual është që helmi material ka një shije shumë të neveritshme ndërsa helmi intelektual, i cili merr formën e një gazete të lirë ose të një libri të keq, mjerisht mundet që ndonjëherë të jetë edhe tërheqës.
(1 janar)
Tregohu i kujdesshëm prej njohurisë false. Të gjitha të këqijat vijnë prej saj. Njohuria është e pafundme. Edhe pse ka një diferencë shumë e vogël mes atyre që dinë shumë dhe atyre që njohin shumë pak.
(1 Prill)
Çdo njeri ka vetëm një qëllim: të gjejë perfeksionin në mirësi. Prandaj, vetëm dituria është e nevojshme në jetën tonë, sepse ajo na çon drejt kësaj ndjesie.
(3 maj)
Kështu që, shumë pjesë nga ky “Kalendar i Mençurisë” mbartin të dhëna fetare të epokës dhe mendimet e një burri të vjetër, i cili po përballej me moralistët e kohës. Shumë nga mendimet e mbledhura i kalon me zgjuarsi shumë të lartë laike, duke e plotësuar këtë dhe me “Montaigne në artin e të jetuarit” dhe mbledhjen e mençurisë së ikonave moderne në mendimin e tyre për kuptimin e jetës. /Konica.al