Rusët në frikë nga lufta

30 për qind të rusëve besojnë se është i mundshëm konflikti me SHBA-në

Përkundër faktit se pjesa më e madhe e qytetarëve të Rusisë nuk besojnë në mundësinë e fillimit të një konflikti të armatosur mes Moskës dhe Uashingtonit, megjithatë rreth 30 për qind e rusëve e kanë konfirmuar këtë mundësi, dëshmoi rezultati i anketës së bërë nga Qendra Ruse për Hulumtim të opinionit publik.

Më saktësisht, 16 për qind e qytetarëve të Rusisë u shprehën se lufta është absolutisht e mundshme, 47 për qind theksuan se gjasat për luftë janë tejet të vogla, 16 për qind u shprehën se lufta është e mundshme, ndërsa 14 për qind besojnë se lufta tashmë ka filluar..

Në të njëjtën kohë, hulumtimi dëshmoi se qëndrimi i rusëve për presidentin amerikan, Donald Trump, është përkeqësuar gjatë muajit të kaluar, me një të tretën e të anketuarve të cilët thanë se janë të dëshpëruar për shkak të vendim të tij, ndërsa një e pesta e të anketuarve thanë se janë të dëshpëruar me politikën e tij.

Në anën tjetër, për marrëdhëniet aktuale Rusi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpreh edhe kongresistja amerikane, Maksin Voters, e cila tha se prapa sulmit amerikan me raketa kundër një baze ajrore në Siri fshehët dëshira e presidentit Trump që të zhvendosë vëmendjen nga vendimi për ti hequr sanksionet Rusisë.

Voters, e cila është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, deklaroi se sipas mendimit të saj, tendosjet mes Moskës dhe Uashingtonit për shkak të situatës në Siri janë vetëm një shfaqje dhe shtoi se ajo beson se Trump dhe Putin janë miq të pandashëm.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit