1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

EKSKLUZIVE: Zgjedhjet e reja më 28 maj ose 4 qershor

Kosovarët pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit të ardhshëm, ose fillimin e 30 ditëshit pasues.

Klan Kosova mëson se 28 maji ose 4 qershori janë datat kur qytetarët besohet se do të mësyjnë kutitë elektorale për të shfaqur preferencat e tyre politike.

Këtij zhvillimi të madh për vendin i paraprinë një tjetër ngjarje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me prishjen e koalicionit aktual qeverisës.

Burime të televizionit thonë që krytari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa i japin fund bashkëpunimit të tyre më 25 prill. Një ditë më parë, pra më 24 prill, çështja e demarkacionit pritet të jetë në rend dite, në punimet e Kuvendin të Republikës së Kosovës, pasi kështu do të vendosë Kryesia, gjatë kësaj jave, njofton Klan Kosova.

Rezultati i votimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, nuk e paracakton fatin e koalicionit, i cili, siç bën me dije burimi i Klanit, prishet menjëherë, një ditë më pas. Kjo nënkupton edhe shpërndarjen e menjëhershme të parlamentit.

Sapo të bëhet zyrtare prishja e koalicionit, cështja e caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme i kalon presidentit. Ky, sipas dispozitave, cakton datën e zgjedhjeve të reja, e cila, në opsionin më të largët duhet të jetë 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

E llogaritë matematikore thonë që në rast se koalicioni prishet me 25 prill, atëherë, zgjedhjet, më së voni, duhet të mbahen deri të dielën e 4 qershorit, pasi çfarëdo date tjetër e mëvonshme, është jashtë kornizave kushtetuese për votime të parakohshme nacionale.

E datë më e preferuar se kjo, siç i është thënë Klanit, është 28 maji.

Më Shumë

Veç në dy klasë dolën 200 vota të keqpërdorura/ Si u evidentuan vjedhjet në Prizren

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar në “Frontal” të T7, se KQZ e ka një moster kur vendosë për rinumërim të votave. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257 Ai tha...

Levent Bus emërohet drejtor i Financave, kompletohet ekipi i drejtorëve në Prizren

Me emërimin e Levent Bu?-it në pozitën e drejtorit të Financave, është kompletuar ekipi i drejtorëve të Komunës së Prizrenit. Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj,...

Lajmet e Fundit