13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Lexuesi mbetet mbështetja e vetme për shkrimtarët

Lexim skenik, poezi e muzikë, shkëmbim librash e debat, kanë qenë menyja e “Festivalit të Librit 2017”.

U janë ndarë mirënjohje lexuesve, e në panelin e diskutimit për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë janë bërë tok botues e shkrimtarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues institucionesh që bëjnë politikat në fushën e kulturës nuk janë parë. Pikërisht mungesa e përkrahjes nga shteti, mbijetesa e shkrimtarit në një vend ku libri nuk merr trajtimin e merituar dhe rëndësia e librit, kanë qenë temat që janë prekur në edicionin e tretë të këtij festivali, organizuar në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Janë përmendur edhe roli i teknologjisë në raport me librin dhe trajtimin e poezisë në këngë.

Shkrimtari i njohur Ibrahim Kadriu me këtë rast ka thënë se libri është një barrë që shkrimtari e bart mbi vete.

“Konsideroj se shkrimtarët sot, në këto kushte, janë heronj që merren me veprën e shkruajnë libra vetëm në bazë të vullnetit personal”, ka thënë Kadriu. Mbështetja e vetme, sipas tij, është ajo në forca dhe vullnete personale.

Për numrin e lexuesve ka folur Munish Hyseni, drejtor i bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani”. Ai ka thënë se në këtë bibliotekë vazhdohet të lexohet. “Për ata nëntë muaj janë marrë për lexim 92 mijë libra”, ka thënë Hyseni.

Për rëndësinë e shkrimtarit dhe të librit në shoqëri ka folur botuesi e shkrimtari Abdullah Zeneli, nga shtëpia botuese “Buzuku”. Ai e ka konsideruar si armë të fuqishme librin, ndërsa lexuesin si luftëtar të dijes.

Të ftuar në këtë panel kanë qenë edhe shkrimtari Albatros Rexhaj, gazetari Milaim Zeka, teknologia Fiona Shehu dhe tekstshkruesi e reperi, Burim Kursani – BimBima…

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit