Poetët e Facebook-ut

Platoni bukurinë e përzien me të vërtetën dhe vetë bukuria s’ka kuptim pa të vërtetën. “Fshatari mund të admirojë formën e bukur të mjetit të tij bujqësor, por ky i fundit para së gjithash duhet të jetë i dobishëm”, shkruan Tzvetan Todorov, teoricien letrar.

Rrënimi i vlerave estetike në dobi të atyre pragmatike. Pisarev-i thekson: “Më shumë do të dëshiroja të isha një këpucëtar rus sesa një Raphael rus”. Camus-i vlerëson se për të , më të vlefshme janë një palë çizme, sesa Shakspeare-i. Këpucëtari nuk e mallkon Shakspearen, përkundrazi ai që vazhdon ta lexojë Shakspearen. Besimtari në kishë është i kënaqur me muzikën që dëgjon, kjo harmoni vihet në shërbim të fesë. Në fakt, poeti revolucionar braktis krijimin, adapton fuqinë e marrësit si interes të bukurisë. Këtu kemi edhe pasoja të mëdha. Arti ndahet nga krijimtaria, që dikur artisti qe në shkallë të lartë superiore, e tashmë është zanatçi dhe teknik. Artisti vërtet është një zanatli i mirë, mirëpo nëse i shikojmë nga këndi i krijimit, pastaj prodhimit, zanatliu nuk e përkrah artistin, sepse zanatliu krijon gjëra vetëm të nevojshme, derisa artisti për kënaqësi estetike shpirtërore. “Njëri i bindet interesit të tij, tjetri rri fare i painteresuar”, shkruan Todorov.

I pari me logjikën e shfrytëzimit dhe përdorimit, i dyti në të shijuarit dhe ëndërruarit. I pari është shumë njerëzor, tjetri i përket një bote të kundërt: hyjnore. Duhet besuar nganjëherë se arti është drejtim i kundërt me realitetin.

Poezia sot po zhvillohet edhe në Facebook dhe po shprehet përmes fjalës së lirë, por po harrojnë poetët digjital që poezia është tingull, tablo përfytyrim i përcaktuar e i qartë. Shkrimtarët e parë komercialë ja mësyjnë Facebook-ut për t’u promovuar. Letërsia e Facebook-ut është e çastit dhe gjithmonë vargjet janë të shkurtra, ose duhet të thuash shumë me pak fjalë. Facebook-u po shfrytëzohet si revistë ose gazetë në kërkim të pëlqimeve të shumta. Pëlqimet bëhen në suaza shoqërore dhe gjithmonë vendin e parë e zënë pëlqimet sesa vargjet. Harrojnë që poezia realizon domethënien e ideve me anën e së jashtmes, organizon botën shpirtërore në figura të përcaktuara plastike. Poezia shkruhet, por kuptimi i ndërron gjatë interpretimit. Besohet interpretimi.

Facebook-u më shumë përdoret edhe si testues i vulgaritetit megalomaninë- vipomaninë, etjen për të qenë në qendër të vëmendjes. Këta poetë janë idiot elektik. Idioti më i madh përmes Facebook-ut ka hapësirë për ta promovuar veten. Këtyre pseudoshkrimtarëve lexuesit e librarive u kanë kthyer shpinën dhe domosdo insistojnë në muret e tyre të imponojnë vargjet. Mos të hyjmë në hak, ka edhe letërsi cilësore. Por, pseudopoetët e Facebook-ut frikësohen nga mosnjohja, ose injorimi dhe frika nga qefini i harresës. Ata duan që të tjerët ta pëlqejnë sa më shumë këtë letërsi virtuale dhe pak i pranojnë komentet kritikuese ose kanë frikë se vargjet e tyre nuk mund të dëgjohen nëpër mbrëmje poetike për shkak klaneve dhe e shohin Facebook-un si mundësi të mirë për promovim.

Kjo botë e Facebook-ut, ku të gjithë shtyhen me bërryla për t’u duk pakëz është shumë groteske dhe ky planet depresiv nxjerr vetë poetët, ose nga kjo ata imitojnë poezinë, por nuk e krijojnë. Janë poetë të krijuar nga profili i tyre i Facebook-ut. Lista e tyre është shumë e gjatë, shprehen pa pengesa e hierarki. Poezia rrezikon nëse kalon pa kritere të jashtme të përzgjedhjes. Këto karriera online janë bërë produktivitet vrasës i krijimtarisë dhe poezisë së mirëfilltë. Kam dëgjuar diku se poezia e gjen vetë lexuesin dhe ata lexues janë pa rregulla shpirtërore e artistike. Poezinë e Facebooku-t mund ta lexojmë në çdo cep të botës, kurse poezinë në letër vetëm lexuesit e interesuar. Shkrimtarët e mëdhenj kanë lexuesit e tyre. Shpesh me duket sikur librat më thonë: “Na lironi nga ky krahasim absurd”. Librat nuk krahason me askënd, sepse shkronjat prekën, ndjehet aroma e letrës dhe vargjet vijnë si këngët, kanë melodi./zeri/

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit