3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Hoxha: Ja pse nuk pranova të hyjë në listën zgjedhore të LDK-së

Ridvan Hoxha LDKRidvan Hoxha ka dhënë sot arsyet pse nuk ka pranuar të jetë në listën zgjedhore të LDK-së në Prizren, Sipas tij, kandidati për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë reflektuar pozitivisht në prag të zgjedhjeve të nëntorit. “Nuk mund të rreshtohem në të njëjtën listë, e cila përmban emra kandidatësh me të kaluar të dyshimtë publike – politike, të cilët kanë qenë të involvuar dhe i kanë shërbyer aferave korruptive, abuzive të qeverisjes së keqe pa asnjë hezitim në Kuvendin Komunal të Prizrenit”, tha Hoxha.

Ai tha se duke vlerësuar se të tillë kandidat nuk përfaqësojnë vlerat e LDK-së, “përkundrazi i njollosin deri në pafundësi ato, duke përfshirë këtu edhe vetë lidershipin aktual të LDK në Prizren”.
“Me rikandidimin e njerëzve që i shërbyen pushtetit aktual, lidershipi dhe kryesia e LDK-së në Prizren, me apo pa dashje, po e rrezikon fitorën e sigurte të LDK-së në këto zgjedhje lokale”, tha Hoxha.
Edhe pse me vet dëshirë nuk është pjesë e kësaj liste, Hoxha tha se për hirë të idealeve të vetë LDK -së, dhe anëtarësisë së ndershme dhe gjithë qytetareve të Prizrenit, uron që me 3 nëntor parashikime e tij të mos dalin të sakta. “Por, nga përvoja e herave të tjera ( 2007, 2009, 2010 ) kam frikë se kështu do të ndodhë .!”

Ai tha se si një zyrtar i lartë i LDK në Prizren prej vitit 2000 e këndej, në të gjitha pozicionet partiake – politike dhe publike ka shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim, konform etikës, vlerave dhe virtyteve morale personale, në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK – së, i bindur se është në rrugë të drejtë, në mbrojtje të vlerave të qytetit të Prizrenit në përgjithësi dhe të qytetarëve të tij. “Gjithmonë mendimet e mija për çështje të ndryshme politike dhe publike, sidomos në luftimin e dukurive devijonte sikurse janë nepotizmi, korrupcioni, kriminaliteti ekonomik, abuzimi me pushtetin etj. i kam shfaqur pa hezitim, hapur dhe në mënyrë të guximshme, si në seancat e Kuvendit Komunal dhe komisionet e tij dhe përmes mediave të shkruara dhe elektrike edhe në rastet kur kanë qenë në pyetje edhe vetë krerët e komunës apo bashkë partiaket e mij. Premtoj se i tillë do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh çmimin politik”, tha Hoxha.

Sipas tij, për fat të keq, një pjesë e LDK – së në Prizren , duke përfshirë edhe lidershipin, nuk i kanë çmuar këto kontribute. “Përkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre politike – publike janë bërë pjesë e së keqës, duke e përkrahur keqqeverisjen dhe abuzimet e shumta të pushtetarëve aktual, konkretisht të Ramadan Mujës dhe parisë së tij politike. Falë “bashkëpunimit “ të msheftë , të vazhdueshëm të disa kuvendarëve aktual të LDK-së, e që sot janë të rikandiduar, Muja me parinë e tij ka arritur në mandatin 2009-2013 të sundojë me komoditet Prizrenin, duke i sjellur vetëm të kqija kësaj komune dhe duke u bërë pjesë e historisë më abuzive qeverisëse që njeh Prizreni”, tha Hoxha.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshëm e që i kanë dhënë vazhdimisht. “Jam i lumtur që u shërbeva me nderë . Do të vazhdojë të jem krah i tyre.Ky mesazh është vetëm një kontribut i vogël i imi në luftimin e së keqës”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë...

Prokurori nga Prizreni Petrit Kryeziu thyen rekord, këto janë pikët që ka marrë në test

Prokurori Petrit Kryeziu ka thyer rekord në rezultatin e intervistës për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren. Ai ka grumbulluar gjithsej 97.6 pikë, ku rezultatet...

Lajmet e Fundit