13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Veseli: Koalicioni me AAK dhe Nisma-n, nuk është as i luftës as i paraluftës

(I plotësuar)-Lideri i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Rhaovecit ka thënë se koalicioni i lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën është koalicion për të mirën e qytetarëve.

“Koalicioni është në të mirën e qytetarëve, është për Kosovën perëndimore, Kosovën drejt BE-së, Kosovën e zhvilluar ekonomikisht, të qytetarëve që kanë të drejta dhe liri por në të njëjtën kohë marrin përgjegjësi për vendin e tyre”, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Veseli ka shtuar se në asnjë mënyrë koalicioni nuk drejtohet ndaj askujt në mënyrë jo-dashamirëse.

“Ne jemi koalicion i lirisë dhe sovranitetit, nuk jemi as i luftës as i paraluftës. Lufta ka qenë sakrificë e secilit qytetarë dhe jemi të vendosur që bashkërisht t’i bashkojmë edhe qytetarët tanë drejt Fillimit të Ri për Kosovën”, ka shtuar Veseli.

—-

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj kanë njoftuar se do të dalin bashkë në Rahovec për të folor me sipërmarrës.

“Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbisedojnë me qytetarë dhe sipërmarrës”, thuhet në një njoftim për media.

Haradinaj është i nominuar për Kryeministër në koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Kryetari i PDK-së dhe ai i AAK’së deri para koalicionin kishin qenë kundërshtarë politikë, ndërsa, u bën bashkë pas koalicionit ndërmjet LDK-së dhe AKR-së.

Tri partitë e themeluara nga ish-udhëheqësit e UÇK’së, për herë të parë po garojnë në një listë zgjedhore.

Prej pasluftës, vetëm një herë, AAK e PDK kanë qenë në bashkëqeverisje, kur Kryeministër ishte Bajram Rexhepi e President Ibrahim Rugova.

AAK prej vitit 2007 është në opozitë derisa PDK nuk ka qenë në pushtet vetëm një mandat, kur Ramush Haradinaj ishte Shef i Qeverisë.

Më Shumë

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit