1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Prizren: I akuzuari e pranon fajësinë, dënohet me 250 euro gjobë

250 euro gjobë, ka qenë vendimi që e ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit, A. M. për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, pasi i njëjti e ka pranuar fajësinë.

i denuari  i cili nuk kishte mbrojtës, shprehi keqardhje për rastin dhe kërkoi nga trupi gjykues që gjatë shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat lehtësuese, pas pranimit të fajësisë.

Prezent ishte prokurori Besim Susuri, i cili nuk kundërshtoi pranimin e fajësisë.

Gjykatësja e rastit Teuta Krusha, duke marr parasysh të gjitha rrethanat, Mullabazit i shqiptojë dënimin e lartcekur.

Prokuroria, e akuzonte A.M.  se më 8 janar 2016, rreth orës 09:30, në rrugën “Welsi Clark”, duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, duke vozitur me shpejtësi dhe duke mos mbajtur distancën, dështon të ndalë automjetin e tij dhe godet automjetin “VV Transporter” me pjesën ballore të automjetit. Sipas Prokurorisë, në këtë ditë kritike, pëson lëndime të lehta trupore shoferi i automjetit “VV Transporter”, i dëmtuari, T. Sh.

I akuzuari ishte ngarkuar me aktakuzë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Elita e basketbollit me super sfida

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe...

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Lajmet e Fundit