Daka paralajmëron gjoba për të gjitha partitë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një intervistë ka paralajmëruar partitë politike se gjatë fushatës zgjedhore mund të dënohen me gjoba, ata që nuk i përmbahen rregullave të fushatës dhe dispozitave ligjore.

Daka ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore dhe dispozitave ligjore.

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive t’u përmbahen rregullave dhe të mos përdorin gjuhë denigruese gjatë fushatës elektorale.

“Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ftoj të gjitha subjektet politike dhe të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve të fushatave zgjedhore që gjatë këtyre ditëve t’u përmbahen rregullave të parapara, ta respektojnë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, t’i respektojnë rregullat për fushatë zgjedhore, si dhe gjuha e fushatës të jetë demokratike e jo denigruese”, është shprehur Daka për “Epokën e re”.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit