Putin flet për tentimet e vrasjes kundër tij në dokumentarin e ri

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se u ka ikur një varg përpjekjesh për vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.

Në dokumentarin me katër seri të titullur “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme të vrasjes kundër Putinit.

Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për tu inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.
Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.

“Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje,” ka thënë Putini. “Dhe ai më tha,” A e dini pse jam ende gjallë? “E pyeta: ‘Pse?’ Ai më tha “sepse unë gjithmonë kam qenë mbrapa sigurisë time personale”.

Stone po ashtu i ka kërkur Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.
“Vetëm Zoti e di fatin tonë –timin dhe tuajin,” ka deklaruar Putin.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit