15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ka ardhur koha për vendime të mëdha për të ardhmen e vendit tonë

Kandidatët për deputetë nga Dega e PDK-së në Prizren, Nait Hasani, Luljeta Veselaj- Gutaj, Nezir Çoçaj dhe Nijazi Kryeziu, kanë zhvilluar takim me strukturat e PDK-së me nëndegët: “ 2 Korriku” “ 11 Marsi” “7 Shtatori” dhe “ Dardania”.

Gjatë këtij takimi ishte prezent edhe zv.Kryetari i PDK-së, z. Enver Hoxha, i cili para qindra qytetarëve pjesëmarrës shpalosi pjesë të platformës zgjedhore të PDK-së.
Kosova gjendet para vendimeve qenësore që ndërlidhen drejtpërdrejt me përmbylljen e proceseve Shtetëndërtuese.

Katër vite janë vite të vendimeve të mëdha, dhë të rëndësishme për të ardhmen Euroatlantike të Republkës së Kosovës.Nuk duhet të presim që të tjerët të marrin vendime për ne, Kosovës i duhet një ‘’Fillim i Ri’’ për të avancuar agjendën Shtëtndërtuese dhe Integruese ka theksuar Hoxha, para anëtarëve të PDK-së të pranishëm në këtë takim.

Ka ardhur koha për vendime të mëdha dhe serioze për të ardhmën e vendit tonë.PDK është e gatshme të marr përsipër këtë obligim, të cilin do ta përmbush me sukses dhe krenari Qeveria e ardhshme e Republkës së Kosovës, e cila e ka për bazë platformën politike të udhëhequr nga PDK dhe koalicioni për ‘’Fillimin e Ri’’ ishte mesazhi kryesor i Kandidatëve nga Dega e PDK-së në Prizren.

Gjatë këtij takimi u ndan rreth 100 libreza anëtarësie për të aderuarit në Partinë Demokratike të Kosovës.

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit