15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Aksion në det, Turqia sekuestron një ton heroinë

Forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar më shumë se një ton heroinë, të fshehur në një anije mallrash me flamur të Republikës Demokratike të Kongos, gjatë një kontrolli në ujëra ndërkombëtare.

Policia turke thotë se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të konfiskuar në historinë e Turqisë.

Operacioni nisi pasi skuadrat antidrogë morën një informacion mbi anijen që po udhëtonte drejt Turqisë, me një sasi të madhe droge. Forcat e Marinës turke, ato të Rojes Bregdetare dhe forcat speciale nga provinca lindore e Mersinit morën pjesë në aksion, duke konfiskuar 40 thasë me heroinë të fshehur në disa ndarje sekrete në anije.

Policia tha se 9 pjesëtarë të ekuipazhit ishte arrestuar në operacion, ndërsa anija ishte transportuar drejt një baze detare në Marmaris, në Turqinë jugperëndimore. Sipas policisë, vlera në treg e drogës së konfiskuar shkonte në 200 milionë lira ose 57 milionë dollarë, përcjell Atsh.

Turqia është një nga trajektoret e rëndësishme të trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit